Në Itali ka nisur një debat i madh për dhënien e penalltive, sidomos për ato që kanë të bëjnë me ekipet e mëdha.
Këtë sezon, kampioni në fuqi,Milan, ka fituar plot 5 penallti. Ndërkohë, rivalit të hidhur nga qyteti, Inter i janë dhënë 6 penallti kundër. Që të dyja ekipet prijnë për numrin e penalltive të marra në Serie A, në favor dhe kundër.
Sipas një analize të Goal.com, 3 nga 5 penalltitë e dhënë për Milanin janë shumë të dyshimta dhe ndoshta nuk duheshin dhënë. Ibrahimoviç i shndërroi të gjitha në gola, duke e ndihmuar ekipin të fitojë e ta mbajë në krye të Serisë A, për momentin. 2 nga 6 penalltitë të dhënë kundër Interit ndërkohë, nuk ishin bindëse. Gjithsesi, vetëm 3 u shndërruan në gola.
Këto të dhëna tregojnë se Milani është favorizuar, ndërkohë që Interi është ndëshkuar. Nëse kjo gjë ka ndodhur me qëllim apo është rastësi, mebetet për t’u diskutuar!