Fernando Alonso divorcohet pas 5 vjetësh martesë

20 Dhjetor 2011, 19:11Sport TEMA

Fernando Alonso ka vendosur që të divorcohet, pas 5 vjetësh martesë me këngëtaren simpatike Raquel del Rosario. Njoftimi është bërë me anë të një deklarate për shtyp nga ana e të dyve.

“Është një vendim i menduar gjatë dhe i marrë në mirëkuptim të plotë. Përfundon martesa, por jo miqësia jonë. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë e bazuar në respektin dhe vlerësimin e ndërsjelltë. Kjo deklaratë është për të shmangur çdo spekulim për divorcin tonë. Kërkojmë nga mediat që të respektojnë intimitetin tonë”, thuhet në një deklaratë të shkurtër për shtyp tashmë të ish-bashkëshortëve.

Alonso u martua në vitin 2006 me Raquel, kur fitoi edhe titullin kampion në Formula 1. Për divorcin e tyre kishin dalë zëra që prej vitit 2009 dhe tashmë ata kanë vendosur që të ndahen edhe zyrtarisht.

 

5 komente në “Fernando Alonso divorcohet pas 5 vjetësh martesë”

  1. VERONIKA says:

    i vogel qeka martuar

  2. burri says:

    qenka treguar i durueshem shum 5 vjet me tere ato para qe ka…

  3. paraziti says:

    hajt se i rikuperon shpejt ato 5 vite qe ke humb.

  4. Andi says:

    Gabim te madh ka bere kengetarja e famshme Raquel del Rosario qe eshte martuar me Alonso qe ka nje fytyre super te sterzgjatur. Si ka mundur ta shohe per 5 vjet?!!
    Te lumte Raquel del Rosario e more divorcion dhe shpetove prej tij. Tani fillon lumturia jote. Urime…

  5. hajriu says:

    E habitshme …….. shume paska zgjat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje