Luis Suarez pezullohet me tetë ndeshje pas fyrjeve raciste ndaj Evra

21 Dhjetor 2011, 10:58Sport TEMA

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është shpallur fajtor për sjellje të pahijshme dhe fyerje raciste ndaj mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra. Uruguaiani është dënuar me 40.000 paund dhe me tetë ndeshje pezullim.

Evra u ankua te Federata Angleze e Futbollit për komentet që i kishte bërë Suarez në barazimin prej 1-1 në Anfield më 15 tetor.

Kështu, FA ka marrë vendim që ta dënojë lojtarin e Liverpoolit për ofendim racist, dhe për më shumë ai është paralajmëruar për sjellje të tilla në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Suarez ka të drejtë të apelojë ndaj këtij vendimi në Komisionin e Pavarur Rregullator.

1 komente në “Luis Suarez pezullohet me tetë ndeshje pas fyrjeve raciste ndaj Evra”

  1. fule says:

    Liverpuli vuan mungesen e 1 deputet si Dashnor Sula i Peqinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje