Giani De Biassi duket mjat i përkushtuar me punën e marrë si trajner i kombëtares së Shqipërisë në futboll. Në një intervistë për një mediat italian, De Biassi ka treguar se mezi po pret të fillojë punën me futbollistët dhe të realizojë synimet e tij.
“Pas një periudhe pushimi jam sërish në krye të një ekipi. Dëshira ime ishte që të drejtoja një përfaqësuese dhe kjo dëshirë më është realizuar. I kam të qarta në kokë idetë që dua t’ju transmetoj lojtarëve të Shqipërisë dhe kryesorja është që të luftojnë 100% për fanellën. Ekipin kombëtar lojtarët e ndjejnë më shumë se klubet dhe synimi im është që t’u qep futbollistëve të mi fanellën kuqezi në trup”, ka thënë tekniku italian De Biassi.
Kote e ke se po nuk e paten te qepur ne zemer qe nga lindja
De Biasi, me nje -s- .