UEFA: Gjithë Superliga shqiptare, e trukuar

22 Dhjetor 2011, 11:41Sport TEMA

UEFA ka dhënë alarmin për ndeshjet e trukuara në masë në Superligën shqiptare, që tashmë mund të quhet një kampionat tërësisht i trukuar.

Dokumentat konfidenciale mes UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit vërtetojnë atë çfarë është thënë rregullisht në shtyp, për fiksime të rezultateve, por që zyrtarët e FSHF-së kanë nxituar të thonë të kundërtën edhe pse minimalisht duhet të nisnin një hetim.

Nëpërmjet sistemit të Zbulimit të Mashtrimeve në Baste, institucioni qendror i futbollit europian tregon hapur dhe pa asnjë ekuivok, se çfarë ndodh prapa kuintave të futbollit shqiptar, ku sipas tyre trukohen 5 nga 6 ndeshjet.

Panoramës së trukimeve nuk i shpëton askush nga ekipet e kampionatit shqiptar, ndërsa mbetet e çuditshme sesi FSHF nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë hetim serioz.

3 komente në “UEFA: Gjithë Superliga shqiptare, e trukuar”

  1. paraziti says:

    dhe te mos trukoheshin, do ndodhte ajo qe ndodhi! qe do i hiqnin pik njeres per tja dhen tjetres. rasti i vlores me skenderbeun. uroj qe e njejta gje te mos perseritet dhe me durrsin.

  2. guri says:

    CFARE? Trukime,jo nuk eshte e vertete,genjejne ata te UEFAs.Ne SHqiperi eshte futbolli me i ne bote.Ja pyesni Duken se jua shpjegon ai!!!!!!!!

  3. kulmi hipokrizise says:

    qe kur president i uefa-s eshte bere Platini te gjitha kampionatet evropiane jane 100% te trukuara dhe tallin t….n na thone per kampionatin shqiptar qe nuk ngre asnje peshe ne baste kush e dhjet kampionatin shqiptar ,aty shiten ndeshjet kapion liges ata thone shqiperia yt bote e degjeneruar.gjejne nje kale te ngordhur dhe e qellojne te gjithe qe te duken sikur luftojne korupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje