Një trajner italian në krye të përfaqësueses dhe tani… një miqësore me kombëtaren axurre. Pas uljes në stol të ish-teknikut të Modenës, Torinos dhe Breshias, Xhani De Biazi FSHF dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e kahershme të një ndeshjeje me Italinë. Skuadra jonë përfaqësuese ka luajtur me thuajse të gjithë Big-ët e futbollit europian (madje së fundmi edhe atë botëror, Argjentina), por kurrë me fqinjët e adhuruar nga shumë tifozë në Shqipëri.
“Natyrisht, fakti që kemi një trajner italian nuk do të thotë që Federata Italiane do të jetë automatikisht e interesuar për një ndeshje miqësore me ne. Sidoqoftë, ne jemi shumë të vëmëndshëm sa i përket mundësisë për ta luajtur një takim të tillë. Nëse do të na jepet mundësia do të ishte një ëndërr e kthyer në realitet”, tha sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.
“Kjo periudhë është e ngjeshur me miqësore për skuadrat që marrin pjesë në Europian. Ne do të kërkojmë që të luajmë në atë kohë. Jemi të vëmëndshëm ndaj çdo mundësie që do të krijohet”, tha dje sekretari i FSHF-së, Prodani.
Ah nje miqesore me Italine o ishte nje ndeshje shume e bukur–dhe do i behej nje reklame shumee e mire Shqiperise–Por edhe do i jepte zemer kombetares sone
–Do e jepnin edhe televizionet amerikane –Do flisnim per Kombetaren tone
edhe ne ketej me keta ketu ne USA ….
Do Zoti dhe e beni nje ndeshje me kombetaren italiane..!
Urime edhe trajnerit te ri te kombetares sone Signor De Biazi
Ai duket qe eshte trajner i mire –Hajde suksese Kombetares
Dhe portieri jone Ujkani kishte lozur shkelqyer kunder Juventusit.
duket qe portieri jone po behet gjithmone dhe me inteligjent ne mbrojtje te portes
Ec Ujkani !