Katër shqiptarë në "Top100" talentet botërorë

23 Dhjetor 2011, 11:47Sport TEMA

Katër futbollistë shqiptarë kanë zënë vend në mesin e 100 futbollistëve më të mirë të rinj të vitit. Listën e 100 futbollistëve më të mirë, që nuk kanë mbushur ende 22 vjet e ka bërë revista e futbollit “IBWM”. Në mesin e 100 më të mirëve kanë zënë vend mesfushorët e Baselit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami dhe Valon Berisha i Vikingut norvegjez. Shaqiri e Xhaka luajnë për përfaqësuesen A të Zvicrës, Kasami për shpresat e Zvicrës, kurse Berisha së fundi është ftuar në përfaqësuesen A të Norvegjisë.

1 komente në “Katër shqiptarë në “Top100” talentet botërorë”

  1. raimondi says:

    Bravo cunat e Kosoves ! Duhet patjter te bashkohet Kosova me Shqiperine , qe Lojtaret e Kosoves te jene tamam lojtare te kombetares sone
    se Shqiperia i ka lojtaret kot fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje