Klubi francez, Sosho, aktualisht në vendin e 19-të në Ligë 1 (në zonën e rënies), është në ndjekje të mesfushorit shqiptar të Lacios, Lorik Cana. Lajmi u publikua nga mediat sportive transalpine, që theksojnë se, Lorik Cana, i cili po luan pak me Lacios, bën pjesë në bllokun e trajnerit të Soshosë, boshnjakut Mesha Bazdareviç. Në fakt, flitet për një huazim gjashtëmujor dhe jo për blerje, pasi kartoni i kapitenit të kombëtares shqiptare tejkalon mundësitë financiare që disponon Sosho. Gjithsesi, Cana mbetet opsioni i parë, vetëm në rast se largohet mesfushori shkatërrues i Shoshosë, Kevin Anin.
Ambasodor i Olimpizmit- Ndërkohë, mesfushori i Shqipërisë, Lorik Cana, sot do të shpallet ambasador i Kosovës nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ka bërë të ditur të hënën kryetari i kësaj organizate, Besim Hasani. “Loriku do të shpallet ambasador i Kosovës. Cana pas Valon Behramit do të jetë ambasadori i dytë i Kosovës në futboll. Ne duhet ta shfrytëzojmë çdo sportist të suksesshëm. Presim ndihmë të madhe nga Loriku, pasi ka ndikim të madh në arenën ndërkombëtare, ka kontakte dhe këto duhet t’i shfrytëzojmë për të mirën e Kosovës. Loriku do të ketë mbi supet e veta edhe një obligim më shumë për të folur për Kosovën”, ka thënë Hasani.
nje ekip mesatar ne te vogel per nje lojtar nen mesatar haka vete te i zoti ky eshte realiteti.
Loriku eshte lojtar klasi dhe djale artist —Ne Itali Loriku eshte lojtari me king ne cdo aspekt
Italianet jane si prapanica e Lorikut-
Shume mire qe e kane zgjedhur Lorikun si ambasador se Loriku eshte mete vertete djal inteligjent dhe patriot
Suksese Lorik kudo qe te jesh !– Je mburja jone