Bekam-Kaka-Pato, po lind një PSG yjesh

27 Dhjetor 2011, 12:34Sport TEMA

Ekipi francez, PSG, tashmë nën pronësinë e super miliarderëve sheikë, kërkon që të bëhet një ekip i madh në kohën më të shkurtër të mundëshme. Për këtë arsye, pas arritjes së një marrëveshje me Karlo Ançelotin, që do të jetë trajneri i ardhshëm, drejtuesit e klubit francez janë duke menduar të marrin edhe disa super lojtarë.

Thuhet se është arritur marrëveshja me David Bekam, ndërkohë që janë shpeshtuar kontaktet me Realin për të marrë brazilianin Kaka, një dashuri e vjetër për Ançelotin. Por, Ançeloti nuk do të ndalet këtu, pasi do të kërkojë të marrë edhe brazilianin e Milanit, Pato.

Ky i fundit nuk po gjen hapësira tek Milani dhe ka deklaruar hapur se Alegri nuk flet me të dhe nuk i thotë se ku pogabon. Për këto blerje, PSG-së I duhen 20 milionë euro për Kaka dhe 50 milionë për Pato.

Nëse do të realizoheshin këto blerje, do të krijohej një mini-Milan, duke qenë se Ançeloti, Bekam, Kaka, Pato, por dhe drejtori sportive, Leonardo, që qendron prapa këtyre lëvizjeve, kanë qenë në vitin 2009 me Milanin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje