Edhe pse tashmë është 37 vjeç dhe në fund të sezonit i përfundon kontrata e fundit me Juventusit, Alesandro Del Piero nuk ka ndërmend që të heqë nga futbolli i luajtur. I ftuar special në një ceremoni në Dubai, legjenda bardhezi ka thënë se jo vetëm që nuk do të tërhiqet nga futbolli, por do të vazhdojë të luajë edhe për pesë vite të tjera.
“Nuk kam ndërmend që të tërhiqem, dëshiroj që të vazhdoj të luaj edhe për pesë vite të tjera”, ka thënë kapiteni bardhezi, që kërkon të qendrojë ende në fushat e blerta të futbollit.
Në lidhje me të ardhmen e tij, Del Piero është shprehur: “Është vetëm Juventusi. Mendoj për këtë kampionat dhe skuadrën time. Uroj që të bëjmë në 2012-n, ato gjëra të mira që bëmë gjatë këtij viti”.
Ky do të jetë viti i fundit që Del Piero do të luajë për Juventusin, ndërsa tashmë kanë nisur hamendësime të shumta se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm. Deri më tani, dy janë hipotezat e mundshme: Amerika dhe Anglia, ku ai ka shumë simpatizantë. Megjithatë, më shumë pritet që të merret vesh në verë.
pomire e ka ai se po te luaj ne nje kampjonat si ky i yni ketu ne shqiperi luan dhe dhjet vjet