Mançini: Baloteli e meriton ta marrësh me shkelma

1 Janar 2012, 16:38Sport TEMA

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka kritikuar sulmuesin e skuadrës së tij, Mario Balotelin, pasi ky i fundit vazhdon të pijë cigare. Sipas teknikut italian, sulmuesi që po bën shumë bujë në Angli me jetën e çrregullt jashtë fushës së lojës, pi 5-6 cigare në ditë, ndërsa kjo mund të dëmtojë formë e tij sportive.

“Po, jam në dijeni të faktit që ai pi cigare. Për mua nuk është në rregull një gjë e tillë, por unë nuk jam babai apo nëna e tij. Nëse ai do të ishte djali im, do ta merrja me shkelma, por ai nuk është djali im!

Ia kam thënë që është më mirë nëse nuk pi duhan. Unë kam qenë gjithmonë kundër cigareve dhe për këtë arsye, djali im nuk pi duhan. Ka shumë lojtarë që e pinë duhanin në Itali dhe këtu gjithashtu. Nuk besoj se ai pi shumë duhan, ndoshta 5-6 cigare në ditë. Por unë ia kam thënë atij që të lërë këtë ves”, u shpreh trajneri italian.

Në tetor, Baloteli u përfshi në një incident ku pa dashje i vuri flakën vilës së tij duke ndezur disa fishekzjarrë. Ndaj Mançini  ka shfrytëzuar rastin për të bërë pak humor me këtë situatë. “Ndoshta ai i përdor cigaret për të ndezur fishekzjarrët”, ishte komenti i teknikut italian.

3 komente në “Mançini: Baloteli e meriton ta marrësh me shkelma”

  1. Jimi says:

    epo cne futbollist ky bythe ziu,polere te kthehet ne breshia kazaneve.keshtu eshte kur i adoptojne nga gana,vine ne europe behen te famshem dhe smbahen gjekuni

    1. flamurtari says:

      po kur ben pordhe dhe ky bythziu

  2. saluku says:

    s’ke ci ben kur bie tylyni ne lekure te qenit.
    sumzi muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje