2011-ta ka qenë një tjetër vit për t’u kujtuar në futboll, nëse për asgjë tjetër atëherë për dështakët. Nga kandidatë të shumtë, fitues i padiskutueshëm është një njeri, sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres. Ylli spanjoll, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit la Liverpoolin për të kaluar në Stamford Bridge, në transferim me vlerë prej 50 milionë funtesh.
Por, e vetmja gjë e ngjashme rreth tij nga shkëlqimi i mëparshëm në Atletico Madrid, e më pas Liverpool ishte emri i njëjtë në fanellë. Torres realizoi vetëm pesë gola në 35 paraqitje për Chelsean në transformimin e dikur njërit prej sulmuesve më të frikshëm në botën e futbollit në një objektiv talljeje.
Huqja e tij në Old Trafford kundër Manchester Unitedit është konkurrent për gabimin e vitit, e nuk bënë asgjë përveç se shton presionin ndaj tij pas transferimit në Stamford Bridge, ku tani ka mbetur rezervist. Andaj, urime Fernando, së paku ke një titull me emrin tënd nga viti 2011. /express/