Shqiptari Mehmedi zëvendëson Gilardinon tek Fiorentina

31 Dhjetor 2011, 15:38Sport TEMA

Fiorentina ka ndërmend të shesë sulmuesin italian, Alberto Gilardino. Për këtë, drejtuesit e klubit italian kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e ish-futbollistit të Parmës dhe Milanit.

Uebfaqja gjermane 4-4-2 shkruan se Gila-n mund ta zëvendësojë sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi. 20-vjeçari shihet si njëri prej kandidatëve të preferuar të trajnerit Delio Rossi. Një ofertë zyrtare pritet t′i bëhet klubit zviceran shumë shpejt.

Drejtori sportiv i klubit Viola, Pantaleo Corvino është duke përgatitur terrenin për ta sjellë në Itali Mehmedin, i cili pati një vit magjik. Përpos Fiorentinës, Mehmedi pëlqehet edhe nga Novara, por edhe nga klubi anglez, Sunderland.

1 komente në “Shqiptari Mehmedi zëvendëson Gilardinon tek Fiorentina”

  1. raimondi says:

    Ky Mehmreti eshte shume lojtar i mire, dhe eshte shume i ri .E kam pare njehre me Kombetren e Zvicres –Ishte i shkelqyer –Shperthyes ne loje

    Go Admir !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje