Murinjo e Ronaldo, xhelozë për Guardiolën e Mesin, nuk shkojnë në Zyrih

3 Janar 2012, 18:00Sport TEMA

Portugezët Hoze Murinjo e Kristiano Ronaldo dihet tashmë që janë dy nga njerëzit më arrogantë në botën e futbollit. Këtë gjë ata pritet që ta tregojnë edhe më 9 janar, kur do të ndahet çmimi për trajnerin dhe futbollistin më të mirë në botë. Sipas mediave spanjolle, ata do të mungojnë në mbrëmjen gala që do të zhvillohet në Zyrih. Kjo, edhe pse Murinjo, së bashku me Ferguson e Guardiolën janë tre kandidatët për trajnerin më të mirë, ndërsa Ronaldo, së bashku me Mesin dhe Ksavin, për lojtarin më të mirë.

Shpjegimi për këtë është i thjeshtë në fakt: Guardiola dhe Mesi janë favoritët për të fituar çmimet dhe për këtë arsye, Murinjo dhe Ronaldo nuk mund të marrin pjesë në gëzimin e tyre. Murinjo ndërkohë ka ndaluar edhe futbollistët e tjerë, Kasijas, Ramos, Alonso, që të marrin pjesë në ceremoni.

 

7 komente në “Murinjo e Ronaldo, xhelozë për Guardiolën e Mesin, nuk shkojnë në Zyrih”

  1. jack black says:

    E kujt po i rruhet per Murinjon e company.

    1. okupoku says:

      Po ik ti more black e mos na shkruaj me kaq arroganc se fundi fundit as per rakitikun mesi e kokrjepurin guardiola s’po e rr…. kush.

  2. roland says:

    sa te jen gjall messi me guardiolen, keta dy fshataret portugeze lot do derdhin

  3. Guxhua says:

    Murinjo eshte njeriu me plere qe kam pare deri me sot. Egoist ne ekstrem,shpirt zi sic ka fytyren, i lig pa kufi. Po ta vini re te gjithe portugezet jane te poshter. Sillni para sysh carvaljo coentrao etj jane lojtare qe te thyejne kemben. Keta me duken si ballkanas te perendimit. Ore keta duan te fitojne me patjeter. Me vjen shume keq qe jane futur ne mes te futbollit spanjoll. Keta te fundit ke qejf ti shikosh.

  4. Fati says:

    Murinjo vetem per ju gazetaret eshte arrogant sepse nuk jeni ne nivel.
    Nuk kam degjuar ndonje futbollist apo bashkepunetor te tij te flase keq per te, por thojne fjalet me te mira.
    Murinjo eshte i vetmi burre ne fushen e futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje