Messi vonohet, Gurdiola e përjashton nga ekipi

2 Janar 2012, 18:28Sport TEMA

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk është kthyer me kohë në Barcelonë nga pushimi i tij në Argjentinë, dhe për këtë arsye mungoi në stërvitjen e parë të mbajtur të hënën paradite.

Argjentinasi kishte katër ditë më shumë pushim nga të gjithë futbollistët e tjerë të Barcelonës, për t’i karikuar bateritë si duhet, mirëpo mungesa e tij në stërvitje e ka shtyrë trajnerin Pep Guardiola, ta largojë nga ekipi për ndeshjen e “Copa del Rey” me Osasunën.

Tekniku spanjoll, Guardiola ishte nërvozuar me vonesën e lojtarit argjentinas në përgatitje, por nga ana tjetër ishte i lumtur që Xavi, Iniesta dhe Keita, janë aftësuar krejtësisht pas lëndimeve dhe janë të gatshëm për ndeshjen.

3 komente në “Messi vonohet, Gurdiola e përjashton nga ekipi”

  1. Aqifi says:

    Kruaje, Pep, kruaje…

  2. Jimy says:

    po cka zbuar,zbohet mesi.per te mbushur gazetat faqet

  3. Beni says:

    Guardioles i ashte merzitur Barca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje