Mesfushori kosovar, Valon Behrami, sipas një sondazhi të sajtit italian “Violanews.com”, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2011 te Fiorentina. Behrami 26-vjeçar përfundoi më i votuari, duke marrë 47 për qind të 3.600 votave. Në pozitën e dytë u rendit malaziasi Stevan Jovetic me 27 për qind, kurse në pozitën e tretë me 9 për qind u rendit serbi Matija Nastasic. “Valon Behrami është shpallur lojtari më i mirë i Fiorentinës për vitin kalendarik 2011, sipas lexuesve të ‘Violanews.com’ që morën pjesë në sondazhin tonë”, shkruan “Violanews.com”, të martën. Ndërkohë Behrami për shkak të gjendjes jo të mirë fizike pritet t’i mungojë Fiorentinës në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, kundër Novaras. Behrami në radhët e Fiorentinës u transferua në fillim vitit 2011 nga skuadra angleze West Ham United. Ai me fanellën e Fiorentinës këtë stinor ka regjistruar 15 paraqitje dhe një në Kupën e Italisë. Me Fiorentinën ka kontratë deri në verën e vitit 2014. Është kandidat për t’u emëruar kapiten i skuadrës nga Firence.