Ksavi, regjisori më i mirë për 2011

3 Janar 2012, 18:41Sport TEMA

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS, ka shpallur katalanasin Ksavi Hernandez si regjisorin më të mirë për vitin 2011, ndërsa podiumi ka qenë krejtësisht i Barcelonës.

Në fakt, Ksavi vlerësohet si “truri” i lojës së Barcelonës, pasi prej tij nisin të gjitha aksionet sulmuese të ekipit, ndërsa forma e tij ka ndihmuar edhe kombëtaren spanjolle të triumfojë në turnetë ndërkombëtarë gjatë viteve të fundit. Kjo mbështetet edhe nga votimi i IFFHS, që e sheh atë në vendin e parë të klasifikimit të “regjisorëve” të futbollit me 232 pikë

Në vendin e dytë, i shkëputur me 147 pikë, është renditur shoku i tij i skuadrës, Lionel Mesi, ndërsa me 110 pikë është renditur në vendin e tretë Andres Iniesta. Shumë të shkëputur nga kjo treshe janë dy futbollistët e Realit të Madridit, Mesut Ozil dhe Kristiano Ronaldo që mbajnë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë.

Ky është viti i katërt radhazi kur Ksavi shpallet regjisori më i mirë nga IFFHS, ndërsa mesfushori katalanas është edhe kandidat për të fituar “Topin e Artë” për të dytin vit radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje