Klubi më i madh i Kosovës, FK Prishtina ka bërë një kërkesë zyrtare që t’i bashkohet Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Kërkesa për t’iu bashkuar futbollit shqiptar nga edicioni 2012\2013 i është paraqitur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, nga presidenti i klubit Prishtina, Remzi Ejupi. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën vetë Ejupi. Sipas njeriut të parë të klubit Prishtina, inkuadrimi në Kategorinë Superiore të Shqipërisë është zgjedhja më e mirë për të thyer izolimin. Ai thotë që ka bërë kërkesë që dy skuadra kosovare të përfshihen në Superligën e Shqipërisë, njëra prej të cilave do të jetë Prishtina.
“Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i është dorëzuar në fund të vitit të kaluar kërkesa jonë. Me kërkesën tonë i kemi njoftuar edhe drejtuesit më të lartë politikë të Shqipërisë. Me gjendjen që mbretëron në futbollin kosovar jemi duke i humbur shpresat për ditë më të mira. Gjeneratat janë duke u shuar dhe për këtë duhet të veprohet diçka”, ka thënë Remzi Ejupi. Sipas tij, përfshirja e dy ekipeve kosovare do të ishte pozitive edhe për vetë kampionatin e Shqipërisë.
“Përfitimet për klubet kosovare do të ishin të mëdha, pasi do të ngrinin cilësinë dhe organizimin, por edhe për vetë Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Numri i shikuesve do të rritej, ndërsa kampionati do të bëhej më interesant. Presidenti i FSHF-së, Duka, ka mirëpritur kërkesën tonë. Ne do të kemi përkrahjen e tij”, ka shtuar Ejupi.
Ai thotë se ekzistojnë mundësitë teknike për përfshirjen e dy ekipeve kosovare në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Sipas tij, liga do të zgjerohej nga 14 në 16 skuadra. “Me inkuadrimin e ekipeve kosovare, Superiorja e Shqipërisë do të bëhej më e fortë se ligat e tjera të rajonit. Kjo ligë do të ishte interesante edhe për të drejtat televizive”, ka thënë ai.
Presidenti i Prishtinës pret përgjigje pozitive nga FSHF-ja. Ai thotë se kërkesa është përkrahur nga disa skuadra të Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Prishtina është klubi i vetëm në vend që nuk është i kënaqur me rrjedhën e futbollit kosovar. Është klubi i vetëm opozitar i Federatës dhe i vetmi që nuk ka përkrahur kandidaturën e Fadil Vokrrit për president të FFK-së.
Nga Suonsi te Vaduzi, klubet që garojnë në vende të tjera
Nëse dy klube kosovare do të inkuadrohen në kampionatin shqiptar, ky nuk do të ishte rasti i parë që klube të një vendi garojnë në ligën e një vendi tjetër. Rasti më i rëndësishëm është ai i Suonsit, klub uellsian që merr pjesë në Premier League-n e Anglisë. Uellsi dhe Anglia në fakt janë pjesë e Britanisë së Madhe. Një rast tjetër, më i ngjashëm me Kosovën dhe Shqipërinë është klubi nga Lihteshtejni, Vaduzi. Ky i fundit merr pjesë prej dekadash në sistemin futbollistik të Zvicrës. E njëjta gjë me FC Andorrën e shtetit të Andorrës që garon në Spanjë. Problemi i vetëm është që të gjitha këto shtete njihen nga FIFA, Kosova ende jo.
Ja hapat për të realizuar idenë!
Pas kërkesës zyrtare të FK PRishtinës për t’u inkuadruar në Kategorinë Superiore, mbeten dy hapat e mëtejshëm që një nismë e tillë të realizohet. Së pari FSHF duhet ta fusë këtë çështje në Komitetin Ekzekutiv të saj. Nëse Komiteti e miraton këtë kërkesë, atëherë duhet marrë edhe leja e FIFA-s dhe UEFA-s. Kosova nuk është anëtare e këtyre dy organizmave dhe për këtë arsye, mundësitë që ata të japin OK janë fare të pakta.
Nuk është rast i vecantë pasi në lojën e hokeit mbi akull SHBA dhe Kanadaja luajnë në një kampionat të përbashkët NHL. Gjithashtu edhe Rusia, Bjellorusia Ukraina dhe Kazakistani kampionatin e hokeit e kanë të përbashkët. Nuk është e vështirë, vetëm se duhen tejkaluar cështjet teknike ndërmjet dy federatave.
Hajde urime !
Te futen edhe skuadra te tjera te Kosoves ne kampionatin shqiptar —
Hec aty ,nje kampionat dhe me vone pas nje viti behemi nje shtet i vetem ,
dhe keshtu te bashkuar futemi ne EUROPE …..
Le re kooptohen jo dy por te gjitha skuadrat e kategorise se pare te Kosoves, nuk ka te humbur si ne planin sportiv dhe ate politik. Te vetmit te humur do te jene nepunesit e FKF, por edhe per kete fjendet zgjidhja e duhur. Perderisa shqiponjen e flamurit e kemi me dy koka, edhe federaten le ta kemi me dy presidente, 6 zevendepresidente, e keshtu me radhe. Mire e kane keta perfaqesuesit e FK Prishtines, por a jane pyetue per kete Nexhmedin Spahiu, Sahil Kabashi etj. Se psh Nexhmedini mund ta doje ta inkuadroje FKF me nje federate te nje vendi ku ai vet te ndihet qytetar, i nderuar dhe sportistet te vleresuar. Une propozoj Zvicren, duke patur parasysh se plot 6 Nexhmendin lozin per perfaqesuesen e kantoneve te Zvicres, por a e pranojn zvicerianet kete gje. Le ta provojne Nexhmedinet e Kosoves, por si gjithnje deren e Shqiperise qe godasin me gure dhe shqelma, vetem ate e kane te hapur. Per Salih Kabashin unifikimi i dy federateve nuk do te kete, vetem ndeshjet me Kastriotin e Krujes dhe Skenderbeun e Korces paraqesin problem, por le te zhvillohen ndeshjet ne Mamushe te Prizrenit apo turbes se Sulltan Muratit dhe prape nuk ka te humbur.
Paste fat FK Prishtina dhe faqen e bardhe.
Problemi eshte qe po ikni nga shiu ne bresher,se kampionati i Shqiperise eshte mos me keq.Por le te sherbeje si fillimi i bashkimit kombetar dhe i nje kombetareje me te forte,qe ndoshta ndjell me shume futbollistet kosovare qe luajne ne Europe
Une sinqerisht jame shume dakort qe kjo te realizohet, mbase ritet dhe rivaliteti kur i thone.
Por nqs. keto skuadra vijne per te marre trepikshin ne Peqin, Lac a ndonje tjeter, duhet te bejne kujdes ?
Mua sme pelqen fare si ide pasi ne ne shqiperi jemi kafsh dhe do i gjuajme me gura vellezerve tane kur nuk do fitojme.sidomos peqini me ate psikopatin dash sulen
Para 9 vitesh ia thashe nje mikut nga Shkodra: E dua kombetaren me gjithe shpirt e zemer, edhe pse jam nga Maqedonia, por do te doja me se shumti nje kampionat Shqiptar me Skuadra si: Tirana, Prishtina, Partizani, Shkendija, Skenderbeu, Ulqini…
Afrohemi me shume, njihemi me mire..dhe indirekt rrisim nivelin e futbollit, thjesht behemi me te forte…
TE shpresojme…
do kishte nje rivalitet te madh ,do ishte nje enderr me sy hapur nuk me interesojne kjo apo ojo, por do jemi bashke ZOTI DHAFTE FORCEN E TIJE.
Gabim shumë i madh për FK Prishtinën e cila nuk përkrah kanditaturën për president të Federatës Fadil Vokrrin. Fadil Vokrri është legjenda e futbollit kosovar. Ishte ai kur luante me këtë klub që FK Prishtina të bëhej tmerri i skuadrave më të mira të kampionatit jugosllav si Crvena Zvezda, Hajduk, Partizan e Dinamo e Zagrebit. Sipas mediave jugosllave në atë kohë, Fadil Vokrri cilësohej si qendërsulmuesi më i mirë i gjithë Jugosllavisë për 40 vjetët e fundit. Fama e tij bëri që Juventusi i Trapatonit fitues i champion ligës në ato vite deshi ta blinte me cdo kusht. Rregullat e shtetit të atëhershëm jugosllav nuk i lejonin lojtarët e tyre të transferoheshin jashtë pa kryer ushtrinë dhe pa mbushur moshën 28 vjec. Ky kusht e pengoi Fadilin të luajë me superklubin evropian. Kush i mban mend cilësitë e tij, si driblimin e shkëlqyeshëm, pasimin shumë të gjatë dhe të saktë, kontrollin virtuoz të topit, goditjet e fuqishme nga pozicionet dhe largësitë e ndryshme dhe aftësitë e tij fiziko-tekniko-taktike e bën atë të pakrahasueshëm me sulmuesit më të mirë evropian sot.
Jepini Vokrrit vendin që i takon si figura më e shquar e kosovës e kohëve moderne.
Shihni endra ne hijen e fikut..
Nuk eshte momenti te luajme Z. Sahiu por te luftojme per demokracin se po shenderrohet ne diktaturte Berishiane??
Puna e Kreshnik Spahiut Faqeziut ne KLD ka qene nje DESHTIM. Politikanet Nderkombetare e thone haptazi kete. Kreshnik Spahiu Faqeziu nuk ka bere punen e vet ne KLD dhe i ka lene shqiptaret te kene Gjykatat me te korruptuara te mbare botes. Ky Spahiu Faqeziu ua nxiu jeten shqiptareve qe nuk e gjejne dot drejtesine ne Gjykatat e Korruptuara sepse te tilla i la ky Faqezi.
Pra si rezultat nga Spahiu Faqeziu pritet Korrupsion me ndeshjet ne sport dhe keshtu shqiptaret te zbrazin xhepat nga korrupsioni i lojrave sportive. Po ti Faqezi do karrige ne parlament e nuk sheh ku jane katandisur shiptaret e ndershem. Larg prej shqiptareve te ndershem or Kreshnik Spahiu Faqeziu. Ti duhet te paraqitesh para drejtesise e te japesh llogari per llumin e Padrejtesise ku i ke Zhytyr shqiptaret e ndershem me Gjykatat Shqiptare te Korruptuara.
shume mire,bile te futen edhe ekipet nga shqiperia lindore e mali i zi.edhe janina eshte e mirepritur