E pickojnë mushkonjat, Ronaldo shtrohet në spital

4 Janar 2012, 18:40Sport TEMA

Ish-futbollisti brazilian, Luiz Nazario da Lima Ronaldo, është shtruar ditën e martë në spital për shkak se është prekur nga ethet tropikale.

Golashënuesi më i mirë në historinë e botërorëve ka publikuar në Twitter një foto të tijën ku shihet i ulur në krevatin e spitalit me një serum pranë vetes.

“Mirëdita të gjithë atyre që kanë nisur vitin me ethe tropikale!”, ka shkruar dy herë kampioni i botës me Brazilin në profilin e tij në Twitter.

Në një mesazh tjetër, ish-futbollisti i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, ka shkruar “Mushkonjë e mallkuar!” duke iu referuar insektit që nëpërmjet pickimit përhap këtë sëmundje që shoqërohet me temperaturë të lartë.

“Tani jam më mirë dhe po e marr veten. Tani më duhet vetëm të pushoj për tu shëruar plotësisht”, shkroi Ronaldo.

2 komente në “E pickojnë mushkonjat, Ronaldo shtrohet në spital”

  1. tomori beratit says:

    Thuaj shyqyr o Ronaldo qe te pickoi mushkonja se te kish pickuar nje tip mushkonje qe eshte vetem ne shqiperi e quhet salisviçidolis tani nuk do ishe ne spital por ne esfel te gomereve

  2. me vjen shume keq says:

    sherim te shpejte njerit prej mrekullive te rralla te futbollit qe shkelqeu ashtu sic shkelqejne vetem yjet e vertete.

    Feliz Navidad y Prospero Ano 2012!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje