Kristiano Ronaldo dhe Kaka ishin dy blerjet e mëdha të Florentino Perez pas rikhtimit tek Reali. Por, në dy vjet, ata nuk arritën dot që t’u dhuronin kryeqytetasve një trofe prestigjioze. E përditshmja Sport shkruan se Murinjo ka vendosur që t’i shesë që të dy.
Sipas saj, Murinjo është i mërzitur me Kakanë, pasi ky i fundit kërkon më shumë minutazh dhe shitja e tij është shumë e besueshme. Për brazilianin, PSG është favorit.
Por, sipas Sport, Murinjo është mërzitur edhe me Ronaldon, sidomos pas dështimit me Barcelonën dhe kërkon ta shesë. Ky version, ndryshe nga Kaka, mund të ketë një të vërtetë shumë të pakët, pasi Ronaldo është ljtari kryesor për madrilenët.