Bufon: Tani na kanë të gjithë frikë

7 Janar 2012, 13:53Sport TEMA

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është i lumtur se viti 2012 e gjen skuadrën e tij në kreun e renditjes së Serisë A, por sidomos për faktin se është tejkaluar çdo objektiv i caktuar në fillimin e sezonit.

“Harrohet shpejt që ne këtë vit nuk ishim nisur për të fituar kampionatin, por tani do ta bëjmë provë pasi kemi kaluar çdo parashikim.

Lufta jonë ishte të rifitonim respektin e tifozëve dhe të përfaqësonim denjësisht historinë ë klubit. Tani lexoj deklaratat e të tjerëve dhe e kuptoj që frikësohen përsëri nga ne”, deklaroi gardiani i Juventusit.

Sipas tij, nuk do të përsëriten gabimet e dy sezoneve të kaluara ku pikërisht nga janari fillonte rënia drastike e skuadrës.

“Tani nisemi nga një pozicion i shkëlqyer që e meritojmë në klasifikim. Askush nuk na ka dhuruar asgjë dhe nëse jemi në krye do të thotë që ky grup ka cilësi. Mjafton që të kthehemi në fushë pas 20 ditësh pushime me të njëjtin mentalitet siç ishim para shkëputjes”, përfundoi Bufon.

1 komente në “Bufon: Tani na kanë të gjithë frikë”

  1. murg says:

    Pse,akoma luhet futboll?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje