Nisin ethet e derbit, për Interin, mundësia e fundit

9 Janar 2012, 12:24Sport TEMA

Në Itali tashmë kanë nisur ethet e derbit të famshmë të Milanos, Milan-Inter. Të dyja ekipet vijnë nga një formë super, ku Milani ka mundur të mbledh 32 pikë nga 36 të mundshmet në ndeshjet e fundit, ndërsa Interi duket se është ringjallur, pais ka arritur që të shënojë 5 fitore radhazi.

Një ndeshje e rëndësishme për Milanin që të vazhdojë të qendrojë në krye, por shumë më e rëndësishme për Interin, që nëse do të fitonte, do të rihynte në garën për titullin kampion, pasi do të gjendej vetëm 5 pikë larg Milanit. Nëse humb, atëherë do t’i largohej shumë këtij objektivi.

Ata që vëzhgojnë në distancë janë bardhezinjtë e Juventusit, të cilët kanë një ndeshje të lehtë në shtëpi me Kaljarin dhe për këtë arsye, kërkojnë nja favor nga ish-trajneri i tyre, Ranieri, për t’u shkëputur nga Milani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje