Java e 17-të e Serisë A ka konfirmuar se dy superfuqitë e këtij sezoni quhen Milan dhe Juventus, ndërsa Udineze mund të jetë surpriza më e këndshme.
Milani fitoi jo pa vështirësi në fushën e Atalantës me rezultatin 2-0 falë një 11-metërshi të Ibrahimoviç në pjesën e parë dhe një kundërsulmi të suksesshëm të Boateng vetëm 8 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Kuqezinjtë tashmë janë në vendin e parë me 37 pikë, po aq sa Juventusi që fitoi minimalisht 1-0 në fushën e Leçes. Vendimtar për bardhezinjtë ishte sulmuesi Matri, i cili ktheu në gol grushtimin e portierit vendas pas një gjuajtje të Vuçiniç.
Në vendin e tretë të renditjes konfirmohet Udineze e cila falë golave të Di Natale (2), Asamoah dhe Basta, mund pa probleme Çezenën me rezultatin 4-1. Skuadra friulane është vetëm 2 pikë larg kryesuesve dhe mund të bëhet faktor në luftën për titull, ndonëse drejtuesit e ekipit vazhdojnë të deklarojnë se ëndrra mbetet pjesëmarrja në Kupat e Evropës.
Për t’u shënuar këtë javë janë fitorja e Romës, 2-0 ndaj Kievos falë dy penalltive të Totit dhe suksesi 3-0 i Fiorentinës përballë Novarës së Samir Ujkanit. (LajmeShqip.com)
Seria A
Rezultatet
07/01/12
Siena-Lacio 4-0
Inter-Parma 5-0
08/01/12
Udineze-Çezena 4-1
Atalanta-Milan 0-2
Bolonja-Katania 2-0
Kaljari-Xhenoa 3-0
Leçe-Juventus 0-1
Novara-Fiorentina 0-3
Roma-Kievo 2-0
Palermo-Napoli 20:45
Renditja
Milan 37, Juventus 37, Udineze 35, Lacio 30, Inter 29, Roma 27, Napoli 24, Katania 22, Palermo 21, Fiorentina 21, Kaljari 21, Xhenoa 21, Atalanta 20, Kievo 20, Parma 19, Siena 18, Bolonja 18, Novara 12, Çezena 12, Leçe 9.