Tieri Henri, çfarë përralle. Rikthim heroi me Arsenalin

10 Janar 2012, 12:51Sport TEMA

Pesë vjet pas largimit të tij, Tieri Henri ka bërë një rikthim ëndrrash me Arsenalin. Ai ka mundur që të shënojë që ndeshjen e parë, duke u kthyer në heroin e takimit kundër Lidsit në kupë, pasi ndeshja ka përfunduar 1-0.

“Është e pabesueshme, nuk e kisha menduar se do të luaja prapë për Arsenalin dhe të kthehesha në hero ndeshjen e parë”, ka thënë tejet i lumtur Henri pas ndeshjes.

Njeriu më i lumtur ka qenë padyshim Arsen Venger, që ka thënë se “kjo është një përrallë e bukur për t’iu treguar fëmijëve”.

Henri do të qendrojë për dy muaj tek Arsenali pasi është huazuar nga Nju Jork Red Bull. Megjithatë, Venger ka thënë se do ta regjistrojë atë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ku Henri mund të luajë në dy ndeshjet përballë Milanit.

12 komente në “Tieri Henri, çfarë përralle. Rikthim heroi me Arsenalin”

  1. net says:

    musliman i vertet, bravo.

    1. Landi- Sverige says:

      Per ty kush nuk ka “ngjyre” europiane eshte “vella”.

  2. web says:

    osht katolik or qyp nga ishulli francez i martinikes. ku ke pa ti musliman me mbiemer henri (shen henrik) dhe me emer tieri (shen thierry)

    1. net says:

      mos i shih gunen( emerin) shihi punen.
      ai falet 5 her ne dite…

      1. Argita_B says:

        Nese aftesia do te bazohej te feja…muslimanizmi do kishte

        marre fund, pasi brazilianet, ata qe i kane falur botes spektakel e dashuri jane katolike, spanjollet, katalanasit qe perfaqesojne Barcelonen, Real i Madridit qe mban numrin me te madh te trofeve..pra lista eshte e gjate, ndaj dhe sja vlen te aventurohesh ne terrene te tilla.
        Flitet per sport e nuk ka asnje lidhje me fene, perse duhet valle ti impononi te tjereve besimet tuaja!
        Besimi eshte diçka teper intime, sejcili ka te vetin.
        Lirija e çdo kujt mbaron aty ku fillon ajo e tjetrit.
        Ps. Thiery Henri eshte katolik nga Antille (ishull ish koloni e Frances sot departament francez e nuk ka lidhje fare me muslimanizmin).

  3. sela says:

    gjeja qe me ben pershtypje ke ky futbollist eshte dashuria e madhe qe shpreh per klubin . pe rkete eshte shembull . njehere tha qe edhe uje do tu jap lojatareve te arsenalit kur te mbaroj karrieren vetem te rikthehem ne ate klub

  4. web says:

    a t’falt zoti ment e kaptines ene ty mer çun !

  5. NUKI says:

    Ne rast se dini frengjisht shikoni linkun me poshte ku Tiery Henry prononcohet si Musliman!

    http://www.youtube.com/watch?v=gHdUl5v2Rg0&feature=youtube_gdata_player

    Per mua kjo nuk ka ndonje domethenie te madhe…thjesht jam I lumtur per te qe ka gjetur rrugen e drejte dhe lutem qe Allahu ta mbaje ne rrugen e Tij te drejte…

    Peace

    1. dritani says:

      Nisa te lexoj nje lajm per nje nga futbollistet e mi te preferuar dhe bie ne nje forum ku ka nje ngazellim nga vellezerit muslimane a thua se nje futbollist kur konvertohet ne musliman ben gola me te bukur!
      Fare pa kuptim!

      Nuk di se c’thote Kurani per EUFORINE dhe MANIPULIMIN gjithsesi po ju ndihmoj me shqiperimin e intervistes se Thierry Henry e transkriptuar ne frengjisht
      http://www.alterinfo.net/Thierry-Henry-et-l-Islam_a31567.html

      “Meqenese shume miq te mij, me te cilet jam shume i afert konvertohen ne islam, si Philippe Christanval, Nicholas Anelka, Peter luccin, Eric Abidal, Franck Ribery, dhe Didier Domy, nuk di si ta shpjegoj, une jam ndjere shume afer islamit te cilin e konsideroj si religjionin qe me adaptohet me mire, nese do te flitej per tu konvertuar ne nje religjion dhe te praktikoja te gjitha ritet e tij.
      Prandaj une e konsideroj si religjionin me te cilin kam me shume afinitet (perkthimi literal:religjioni qe kam me prane zemres)
      Nga ana tjeter, islami thote qe qeniet njerezore para se gjithash duhet te besojne, dhe une aktualisht, NUK KAM DEKLARUAR ASGJE, kuptoj islamin me shume se cdo religjion tjeter. Ne fakt eshte zhgenjyese te shohesh shume njerez te cilet nuk kane asnje deshire te kuptojne islamin”. etj.etj.

      Muslimanet do te kene gjithnje probleme me diskriminimin ndaj individeve jomuslimane dhe kjo manifestohet qarte nga ky lajm i zakonshem ku vellezerit muslimane shprehen qarte se Henri jomusliman eshte i ndryshem nga Henry musliman!

      Eshte patetike dhe e trishtueshme njekohesisht!
      Asnje ndryshim nga ata qe e donin boten vetem me komuniste.
      Une nuk do te doja te jetoja ne nje bote kaq monotone!

      1. NUKI says:

        Shume faleminderit per perkthimin tuaj. Une personalisht nuk di frengjisht. Nje nga punetoret e mi qe eshte nga French Guiana me dergoi linkun dhe me tha qe “Wow I didn’t know that Henry was a muslim!”
        Ne rast se perkthimi juaj eshte korrekt (s’kam dyshim), atehere ne intervisten qe postova une me lart, Henry nuk eshte prononcuar qarte ne se eshte mysliman.
        Megjithate, une, personalisht e kam pare nje te premte Henry ne Jumua Prayer ne Iman Mosque ne Manhattan duke u falur. Per mendimin tim kjo heq cdo dyshim se ai eshte mysliman ne pamje te jashtme. Them ne pamje te jashtme pasi anen e brendshme te tij e di vetem i Plotefuqishmi.
        Tani, te qenit e Henry mysliman apo jo, sic e thashe edhe me lart, nuk ka ndonje impakt tek une dhe nuk duhet te kete tek asnje mysliman. Une thjesht jam i lumtur per te. Te qenit e Henry mysliman nuk i sjell asnje benefit te Plotefuqishmit, ashtu sikurse te mos qenit e Henry mysliman nuk i ul asgje te Plotefuqishmit. Ne rast se eshte mysliman kjo eshte per te miren e tij, ne rast se jo, ai i di vete punet e tija.
        Ne si myslimane ndjehemi gjithmone krenare kur myslimane te tjere jane te suksesshem ne fusha te ndyshme te jetes dhe kjo eshte nje ndjenje humane.
        Argumenti me i mire qe ne kemi per te ftuar njerezit ne besimin tone nuk eshte sasia e njerezve te “famshem” por eshte KURANI dhe Suna/Traditat e profetit tone, paqje dhe bekimi i Allahut qofte mbi te.

        1. gallata says:

          Por ,i nderuar NEKI mbajini per veten tuaj keto gjera,e mos na e ktheni kete forum te kendshem ne nje vend predikimi,e kjo vlen edhe per mjekerroshet e anes tjeter ,e te çdo ane qofte.E verteta eshte se sapo publikohet nje lajm me protagonist ndonje mjekerrosh,menjehere hidhemi e mburrim ngjyren e leshit te mjekerroshit (tone) duke share leshin e te tjereve .Keto jane thjesht shenja papjekurie por qe te tjereve u çajne trapin.

          1. NUKI says:

            I nderuar sallate!
            Do apo nuk do ti forumi eshte vend predikimi ne sensin qe cdo njeri sjell kendveshtrimin e tij ose te saj. Edhe komenti qe sapo bere me lart eshte predikues. Eshte ceshtje tjeter ajo nese ti je dakord me mendimet e mija, por te mos qenit dakord nuk te jep ty te drejte censure. Kete te drejte e ka vetem Tema. Ne rast se do te besh censurim ik e hap forumin tend dhe bej si te duash. Kam frike se me mendjen qe ke ne ate forum do te ishe vetem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje