Igli Tare nuk e përjashton largimin e Canës nga Lacio

9 Janar 2012, 18:45Sport TEMA

Lorik Cana ishte basti i Igli Tares tek Lacio, bast të cilin drejtori sportive i kryeqytetasve duket se e ka humbur. Cana nuk ka arritur të lërë përshtypje të mira në Romë dhe deri më tani ka bërë paraqitje zhgënjyese. Për këtë arsye, Tare, që ka këmbëngulur për të marrë Canën tek Lacio, për herë të parë ka përmendur se Cana mund të shitet ose të huazohet.

”Do të vlerësojmë mirë situatën dhe do të dalim me ndonjë vendim, nuk përjashtohet largimi i tij apo huazimi në ndonjë skuadër tjetër”, citohet të ketë thënë Tare për mediat italiane.

Cana ndërkohë pësoi një dëmtim në ndeshjen e së shtunës me Sienën dhe ende nuk dihet koha e rekuperimit të tij.

 

3 komente në “Igli Tare nuk e përjashton largimin e Canës nga Lacio”

  1. Argita_B says:

    Qe kur ka ikur nga Sunderland nuk ka arritur te luaje me kurre ne nivelin e meparshem.

    1. Aqifi says:

      Nga Marseja thuaj me mire…

  2. raimondi says:

    Po nganjehere eshte edhe me fat futbolli—

    Sidoqofte i uroj Canes gjithe te mirat kudo qe te jete ,se eshte vellai jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje