Mesi hyn në histori, merr për të tretën herë radhazi “Topin e Artë”

9 Janar 2012, 21:08Sport TEMA

Lionel Mesi, ashtu siç pritej, është shpallur futbollisti më i mirë në botë, duke marrë trofeun e “Topit të Artë”. Mesi ka hyrë në histori, pasi ashtu si Mishel Platini, ka mundur që ta fitojë këtë trofe për tre vite me radhë. Pas Mesit është renditur Ksavi dhe në vend të tretë Kristiano Ronaldo.

I emocionuar, Mesi ka thënë se meritë e çmimit të fituar nga ai, janë shokët e ekipit të Barcelonës.

Po gjatë kësaj ceremonie të zhvilluar në Zyrih, Guardiola ka marrë çmimin si trajneri më i mirë, duke lënë prapa Aleks Ferguson, që fitoi çmimin e karrierës dhe Hoze Murinjon.

Ndërkohë, FIFA ka shpallur edhe golin më të mirë të vitit, që i takon brazilianit Neimar, në ndeshjen Santos-Flamengo. Runi është renditur në vendin e dytë me roveshatën e tij ndaj Sitit, ndërsa Mesi, me golin e tij ndaj Arsenalit, në vendin e tretë.

Në përfundim është shpallur edhe formacioni më i mirë për vitin që lamë pas, i cili është: Kasijas, Dani Alvesh, Pike, Vidiç, Serxhio Ramos, Ksavi, Ksabi Alonso, Iniesta, Kristiano Ronaldo, Mesi dhe Runi.

1 komente në “Mesi hyn në histori, merr për të tretën herë radhazi “Topin e Artë””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje