Trajneri i skuadrës skoceze të Sëlltikut, Neil Lenon, ka konfirmuar interesimin e tij për sulmuesin shqiptar që luan me skuadrën austriake të Rapidit të Vjenës. Shkodrani i mbiquajtur “bombardues” mund të mbushë boshllëkun, pas largimit nga klubi skocez i kroatit Nikica Jelaviç, që kaloi te skuadra e Gllasgou Rejnxhërsit.
Celtic kane kthyer syte nga Salihi pasi nuk kane mundur te sigurojne sherbimet e sulmuesit senegalez Baba Diawara apo talentit te Huddersfield Town Jordan Rhodes, pasi cmimet e tyre ishin te larta. Cmimi i shkodranin vleresohet rreth 600 mije euro.
27-vjeçari kërkohet edhe nga dy klubet turke Gençerbirligi dhe Gaziantepespor, si dhe nga skuadra zvicerane e Grasshopersit. Në qoftë se ai do të vendosë të kalojë te Sëlltiku nuk do të jetë shqiptari i vetëm që do të luajë me këtë skuadër, pasi në sezonin 1993-1996 bashkëkombësi i tij, Rudi Vata, ka luajtur me skocezët duke u aktivizuar në 45 ndeshje dhe duke realizuar vetëm katër gola.
Shkodrani e filloi karrierën e tij futbollistike me skuadrën shkodrane të Vllaznisë. Në vitin 2004 kaloi në Greqi te skuadra e Panioniosit. Në sezonin 2005-2006 kthehet në Shqipëri për të luajtur me Tiranën, ku arriti të fitonte kupën dhe të shpallej golashënuesi më i mirë në këtë sezon.
27-vjeçari shkodran luajti edhe një gjysmë sezoni me bardheblutë, duke qenë sërish golashënuesi më i mirë dhe më pas kaloi në Austri te skuadra e Riedit në fillim të vitit 2007. E mbylli sezonin te kjo skuadër me gjashtë gola të shënuar dhe ndihmoi Riedin të shpallej nënkampion i Bundesligës Austriake.
Më 31 gusht 2009, Salihi nënshkruan një kontratë trevjeçare me klubin gjigant të Austrisë, Rapidi i Vjenës. Në debutimin e parë me këtë skuadër hyri në pjesën e dytë të ndeshjes, ku dhe realizoi gol në minutën e 83. Ka shënuar kundër Salzburgut 2-3 duke shmangur Rapidin nga humbja. Tani është sulmuesi më i mirë në Bundesligën e Austrisë, duke ditur faktin që nuk është aktivizuar shumë, duke llogaritur që ka luajtur pesë ndeshje si titullar dhe deri më tani me Rapidin në 15 ndeshje ka shënuar 13 gola.
Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë që drejtohet nga italiani Xhani de Biazi. Në sezonin 2002-2004, 27-vjeçari me Vllazninë luajti 54 ndeshje dhe shënoi 32 gola, më 2004-2005 aktivizohet në Greqi me Panioniosin, ku në pesë ndeshje të luajtura nuk arriti të shënonte asnjë gol. 2005-2006 me Tiranën, Salihi luajti 34 ndeshje dhe realizoi 28 gola.
Më 2007-2009 me Riedin ai u aktivizua në 81 ndeshje, ku arriti të shënonte 39 gola. Dhe nga 2009-a luan me Rapidin e Vjenës, ku ishte i pranishëm në 67 ndeshje, duke realizuar 36 gola.