Restoranti i Rio Ferdinand, plot me marijuanë

11 Janar 2012, 14:07Sport TEMA

Policia britanike ka bërë një kontroll në restorantin në pronësi të mbrojtësit të Mançester Junaited, Rio Ferdinand. Pas kontrollit të restorantit “Ross”, punonjësit e policisë kanë mundur që të sekustrojnë 19 qese me marijuanë.

Droga është gjetur në një prej dollapeve të kuzhinës. Për këtë arsye, i akuzuari për drogën mbetet kuzhinieri.

Policia ka marrë në pyetje edhe Rio Ferdinand, por ky i fundit e ka mohuar që të ketë qenë në dijeni të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje