Mediat franceze: Milan jep “OK”, Pato te PSZH

12 Janar 2012, 17:50Sport TEMA

Një prej telenovelave më të bujshme të merkatos së janarit është drejt mbylljes pasi të gjitha mediat franceze kanë raportuar se PSZH dhe Milan kanë gjetur akordin për transferimin e Aleksandre Pato në radhët e klubit parisien.

Sipas “France Press” dhe më pas të konfirmuar edhe nga “L’ Equipe”, parisienët kanë mbyllur gjithçka për transferimin e sulmuesit 22 vjeçar, ndërsa firma do të vijë në ditët në vazhdim.

Klubi francez do të paguajë 28 milionë euro tani dhe 7 milionë nëpërmjet bonuseve, ndërsa lojtari do të ketë një kontratë trevjeçare prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti nuk ka lëshuar asnjë deklaratë sot, ndërsa është larguar nga ambientet e klubit pa marrë pjesë në stërvitje. Ndërkohë, kuqezinjtë do të ri-investojnë këtë shumë për blerjen thuajse të sigurt të Tevez.

Ndërkohë, PSZH nuk ndalet këtu dhe po insiston që të mbyllë sa më parë akordin edhe për dy brazilianët e tjerë, Kaka nga Real Madrid dhe Maikon nga Inter, si dhe Tiago Mota nga Inter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje