FSHF, letër FIFA-s për pranimin e klubeve kosovare në Superiore!

11 Janar 2012, 14:13Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar një mendim zyrtar organizmit të futbollit botëror, FIFA dhe atij evropian, UEFA pas kërkesës që dy klube kosovare të inkuadrohen në Kategorinë Superiore të vendit tonë. Lajmin e konfirmoi dje vetë sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani. Një javë më parë, Klubi FK Prishtina bëri publike një letër që i kishte dërguar FSHF-së, me kërkesën për të bërë pjesë në kampionatin shqiptar të futbollit. Bashkë me të është menduar që edhe një klub i dytë kosovar të marrë pjesë në Superiore. “I kemi nisur dy sekretarëve të përgjithshëm të FIFA-s dhe UEFA-s, letra të veçanta ku i njoftojmë për kërkesën e dy klubeve kosovare që të marrin pjesë në kampionatin tonë Kombëtar. Nuk kemi marrë ende një përgjigje zyrtare, por besojmë që ajo do të vijë shumë shpejt pas një shqyrtimi që do i bëjnë organet kompetente të këtyre dy organizmave”, tha dje, Prodani.

Sidoqoftë, burime të tjera në FSHF thonë se kjo leje do të jetë e vështirë të merret për shkak të lobingjeve kundër Kosovës që janë me shumicë në këto dy organizma. Vetë Federata e Serbisë pritet të luftojë fort që kjo nismë të mos marrë “OK” e FIFA-s.

Ndërkohë, FSHF ka nisur komunikimin edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës, leja e së cilës po ashtu e detyrueshme nëse dy klubet në fjalë do të lejohen të marrin pjesë në kampionatin shqiptar. “Nga bisedimet e para që janë ende informale, fryma duket pozitive. Nëse FIFA e UEFA do të japin “OK”, Federata e Kosovës pritet që të jetë pro kësaj ideje”, tha dje Prodani.

Përveç tri organizmave të mësipërme, FSHF pritet që t’i japë një formë krejtësisht zyrtare kësaj ideje, duke e kaluar atë në Komitetin Ekzekutiv. Komiteti do të mblidhet nesër dhe një ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së klubeve kosovare për të marrë pjesë në Superiore. Përgjigjja e Komitetit pritet të jetë pozitive.

Problemet- Sidoqoftë, ideja që dy klube kosovare të marrin pjesën në Kategorinë Superiore nuk do të jetë pa probleme, teknike dhe financiare. “Te ne kërkesë ka bërë FK Prishtina, por cili do të jetë kriteri i përzgjedhjes së këtyre dy ekipeve. Do të jenë dy klubet më të pasura, apo dy ekipet të renditura më lart në kampionatin kosovar? Është një çështje për t’u diskutuar”, vlerësoi Prodani. Gjithashtu, një problem mund të jenë edhe vetë klubet shqiptare. “Nga ana financiare nuk do të jetë e lehtë  që të përballohet udhëtimi deri në Prishtinë. Klubet do të kenë shpenzime ekstra. Është një detaj i cili gjithashtu kërkon zgjidhje”, tha, duke e mbyllur, sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani./ Sport ekspres

5 komente në “FSHF, letër FIFA-s për pranimin e klubeve kosovare në Superiore!”

  1. askushi says:

    Klubet sportive te futbollit Kosovar duhet te marrin pjese ne kampionatin kombetar te futbollit(Superliga)si dhe ne Kupen e Republikes,panvarsisht vendimit te FIFA e UEFA.Fillimish edhe pa te drejt perfaqesimi ne aktivitetet nderkombetare,n.q.s vendimet e instutucioneve nderkombetare te futbollit do te jene kunder.Rruga e realizimit nuk e eshte e lehte por duhet te luftohet me te gjitha mjetet per realizimin e kesaj endere.

    1. Argita_B says:

      Varet se per ke eshte ender!
      Nese FSHF-ja pranon pjesmarjen ne Super lige te klubeve kosovare pa aprovimin e UEFA dhe FIFA, kjo do te perkthehet me perjashtimin e eikipit kombetar shqiptar si dhe te gjitha klubeve nga aktivitetet nderkomebtare.
      Sa te zgjuar te kemi, per njerez si ty ka nevoj kombi shqiptar.

      1. leonardi antwerpen says:

        PLOTESISHT DAKORD ARGITA FSHF DUHET URGJENTISHT TE GJITH ATA FUTBOLLIST KOSOVAR TI LARGOJ NGA KOMBETARJ SEPSE NUK JAN SHQIPTAR ATA JAN SHQIPTAR NGA KOSOVA

  2. Editor for Natuional Affairs says:

    Futjani po….. o njerez. Me mentalitetin e Kreshnik Spahiut nuk shkohet as deri ne llixhat e Dibres!!!!! Mos i prishni pune Kosoves martire ne rrugen e saj te gjate drejt integrimit Euro-atllantik. Nuk eshte Sebia apo Greqia ajo qe nuk do ta lejoje kete por konventat dhe traktatet nderkombetare!!!!!!! Mjaft me inorancen o njerez te medias qe p…… e tjerin dhe e bejne T’cunam….

  3. ivani i madh says:

    po kete se kuptojme pse ky diferencim vetem dy ekipe kosovare o te gjitha o asnje se tek ne marin pjesene superiore qytete sa gjysma e Prizrenit ne mos me pak .O te gjitha o lerini ne kampjonatin e tyre modest e te pa ndikuar nga politika si tek ne se do ti marim ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje