Braziliani Pato ishte shumë pranë largimit nga Milani për tek fracezët e PSG. Administratori Galiani dhe trajneri Alegri, kishin vendosur që ta sakrifikonin atë për të marrë argjentinasin Tevez, që duket se është më i preferuar se braziliani.
Por, në momentet e fundit ka ardhur ndërhyrja e pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, që ka urdhëruar Galianin të braktisë operacionin për blerjen e Tevez, pasi Pato nuk mund të largohet nga Milani.
Sipas Corriere.it, i gjithë operacioni është bllokuar nga ana e vajzës së Berluskonit, Barbara, e cila ka një lidhje dashurie me brazilianin prej një viti. Dhe, kur vajza e Berluskonit dëshiron diçka, askush nuk mund t’i thotë jo.