Fiorentina është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Juventusit, Amauri. Por, bardhezinjtë, sipas mediave italiane, kërkojnë që të përfshijnë në këtë operacion edhe mesfushorin kosovar, Valon Behrami.
Mësohet se ky i fundit vlerësohet mjatf nga Juventusi dhe për këtë arsye është kërkuar shkëmbimi me Amaurin. Por, aktualisht vlera e Behramit është më e madhe se e Amaurit dhe, nëse Juventusi kërkon ta marrë atë, duhet të paguajë edhe një shumë të hollash, përveç dhënies së Amaurit. Bardhezinjtë kanë qenë edhe më parë të interesuar për mesfushorin kosovar, por ai përfundoi tek Fiorentina, ku është duke kaluar një formë me të vërtetë të mirë.