Tifozët bashkohen rreth Vetëvendosjes

13 Janar 2012, 18:16Sport TEMA

Protesta e nesërme e Vetëvendosjes ka bashkuar tifozët e futbollit në vend që nuk kanë marrëdhënie të mira. Kështu nesër në Merdare e Dheun e Bardhë pritet të shihen edhe dy prej grupeve më të mëdha të tifozëve në vend, Kuqezinjtë e Jakovës nga Gjakova dhe Plisat e Prishtinës.
“Si forcë e cila grumbullon rreth vetes një pjesë domethënëse, të shëndoshë dhe aktive të rinisë së kryeqytetit, gjithmonë jemi treguar të gatshëm që të përkrahim secilin aktivitet i cili mbron, promovon dhe favorizon çështjen kombëtare shqiptare në Republikën e Kosovës, çështje kjo e cila së fundi po sulmohet si nga jashtë Kosovës po ashtu edhe nga brenda. Me këtë shkas ne, “Plisat”, deklarojmë se mbështesim bllokimin e pikëkalimeve kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë si me prezencën tonë fizike po ashtu edhe me ftesë publike drejtuar rinisë që të reshtohen pas këtij aktiviteti.”, thuhet në deklaratën e Plisave.
“Tifo-grupi ynë “Kuqezinjët e Jakovës” nga Gjakova, siç dihet tashmë në vazhdimësi kemi mbështetur bashkim kombëtar si zgjidhje të vetmen për kombin tonë dhe angazhohemi për ndaljen e të këqijave që i vien kombit tonë. “Kuqezinjët e Jakoves” përkrahin çdo nismë të organizatave, lëvizjeve dhe grupeve të ndryshme që punojnë për të mirën e kombit pa dashur në asnjë menyrë që të politizohemi. Me datën 14 janar organizohet aksion SERBIA NUK KALON!, në pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, duke e konsideruar kete aksion si te mire per kombin dhe vendin tone, tifo grupi ynë e mbeshtet aksionin e 14 janarit!”, thuhet në komunikatën e Kuqezinjëve të Jakovës.

4 komente në “Tifozët bashkohen rreth Vetëvendosjes”

  1. tosybell says:

    1 KOMBI
    2 QYTETI
    3 KLUBI

  2. armend says:

    vetevdosja forca kuqezin jet e jakoves

    1. Shkelzeni says:

      Perpara shqìpe ! -Rrofte Kosova Rrofte Shqiperia Rrofte Kombi SHqiptar!

  3. kosova nuk duhet te kete kaq trazira brenda vetes . shqiptar qe protestojn kunder shqiptareve per te luftuar serbine, ne nje kohe qe duhet te bashkojme forcat per te qene jo 2 po 1 ! ne bejme te kunderten ndahemi 2 ne shqiperi e dy ne kosove ! shqiptaret duhet te behen nje 1 per hir te vuajtjeve shekullore, dhe ndertimit te te ardhmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje