E çuditshme por e vërtetë! Arsenal i ka kërkuar Robin Van Persi që të regjistrojë djalin e tij 5 vjeçar në akademinë e këtij klubi dhe ka marrë përgjigje negative.
Shakuel Van Persi ka treguar që tani talent në futboll dhe golf, ndërsa ka filluar të luajë për një klub pranë shtëpisë së tij, ndërsa skautët e “topçinjve” kanë treguar menjëherë dëshirë që ta përfshijnë në akademinë e klubit anglez pasi shohin një të ardhme për të.
Megjithatë, babai i tij, i cili është sulmuesi kryesor i skuadrës, tregon se djali është i lumtur me klubin aktual dhe insiston se për momentin Arsenali duhet të presë.
“Me ndershmëri them se ka shumë talent për futboll. Shoh shumë nga vetja ime në atë që bën djali im. Ai ka një trajner të shkëlqyer në klubin aktual”
“Arsenali e ka ftuar disa herë të vijë dhe të luajë për ta por atij i pëlqen klubi ku është aktualisht. Ai ka dëshirë që të ketë një atmosferë sa më të mirë rreth tij, ashtu si unë”, ishte komenti i Van Persit “të rritur”./lajmeshqip.com