Henri zihet me tifozët e Arsenalit

16 Janar 2012, 13:31Sport TEMA

Kthimi i Tierri Henri te Arsenali dje ka marrë një kthesë aspak të këndshme, pasi futbollisti francez ka patur një përballje me tifozët e tij pas humbjes 3-2 në fushën e Suonsi.

34 vjeçari, në përfundimin e takimit, udhëhoqi shokët e skuadrës drejt tribunës ku gjendeshin tifozët e Arsenalit, të cilët kishin udhëtuar për të parë ndeshjen.

Por një grup i vogël tifozësh filloi të kritikonte ekipin, duke sjellë edhe reagimin e sulmuesit francezi cili shkëmbeu disa fjalë me një prej tyre dhe më pas u largua i zemëruar nga fusha.

Një burim brenda klubit të Arsenalit ritregoi për “The Sun” skenën në fjalë: “Tierri ftoi shokët e skuadrës të shkonin të përshëndetnin fansat që kishin udhëtuar për të parë ekipin në Suonsi. Fatkeqësisht, një apo dy fansa kishin ca gjëra për të thënë dhe shprehën zhgënjimin e tyre”.

“Njëri prej tyre sidomos, po thërriste: “Ku është zemra, karakteri, dëshira për të fituar?”

“Kjo zemëroi Tierri i cili e ftoi atë të mbështeste skuadrën dhe të mos bëhej personazh negativ ”, tregoi burimi pranë klubit të Arsenalit.

Megjithatë, pamjet filmike treguan se si Henri i bëri me shenjë tifozit që të merrte guximin e të zbriste në fushë që të “sqaronin” aty mosmarrëveshjet. /lajme shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje