Kolumbia punësoi magjistar për Botërorin U-20

18 Janar 2012, 12:30Sport TEMA

Prokurori i Përgjithshëm i Kolumbisë ka hapur një hetim rreth arsyes pse një magjistar popullor u pagua 2 mijë dollarë që të mbante larg shiun gjatë ceremonisë së mbylljes së Kampionatit Botërorit të Futbollit U-20.

Prokuroria hapi hetimet gjatë të martës pasi auditimet zbuluan se kishte patur shpenzime të tepërta që kalonin shifrën e 1 milionë dollarëve, mes të cilave edhe ato për një magjistar popullor. Shpenzimet e përgjithshme të ceremonisë së aktivitetit në gusht ishin 2.5 milionë dollarë.

Antropologia Ana Marta de Pizaro ndihmoi në zhvillimin e ceremonisë dhe deklaron se punësimi i magjistarit popullor ishte i justifikuar.

“Nëse do të binte shi, ceremonia nuk do të zhvillohej. Nuk ra shi gjatë ceremonisë, ajo u zhvillua me sukses ndaj unë do ta punësoj përsëri atë në të ardhmen nëse më nevojitet”, tha ajo duke shtuar se ky magjistar “i specializuar” për shiun punësohej sa herë që kishte aktivitete në ambient të hapur.

Kampionati Botëror U-20 u zhvillua për 3 javë në Kolumbi gjatë vitit të kaluar dhe Brazili u shpall Kampion Bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje