Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie tre vende

18 Janar 2012, 14:01Sport TEMA

Kombëtarja kuqezi ka rënë për tre vende në renditjen më të re të FIFA-s. Përfaqësuesja e Shqipërisë mban vendin e 77-të, nën Gjeorgjinë dhe mbi Trinidad dhe Tobagon.

Ndërkohë, nuk ka ndryshime në dhjetë vendet e para. Akoma prin Spanja që ndiqet nga Holanda dhe Gjermania, ndërsa top-pesëshin e mbyllin Uruguai dhe Holanda.

Nga rajoni më lartë (në vendin e tetë) gjendet Kroacia, ndërsa Argjentina e mbyll top-dhjetëshin. Tri vendet e fundit i mbajnë Andorra, Montserrati dhe San Marino me zero pikë.

Lista:

1. Spanja 1564 pikë
2. Holanda 1365
3. Gjermania 1345
4. Uruguai 1309
5. Anglia 1173
6. Brazili 1143
7. Portugalia 1100
8. Kroacia 1091
9. Italia 1082
10. Argjentina 1067

76. Gjeorgjia 451
77. Shqipëria 450
78. Trinidad dhe Tobago 448

206. Andorra 0
206. Montserrat 0
206. San Marino 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje