Trajneri i Rapidit: Ju lutem, blini Salihin!

18 Janar 2012, 17:58Sport TEMA

Trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Shëtel, u ka bërë thirrje dy klubeve skoceze, Sëlltik dhe Reinxhërs që të veprojnë sa më shpejt për të blerë Hamdi Salihin gjatë merkatos së janarit.

Shëtel është i pakënaqur me sulmuesin 27 vjeçar shqiptar i cili “nuk ka qenë i përqendruar” që në momentin kur emri i tij u përmend në media si një objektiv merkatoje i klubeve skoceze.

Trajneri i Rapidit është i kënaqur me opsionet që kanë sulm dhe nuk do t’i vinte keq nëse do të largonte Salihin në rast të një oferte të mundshme.

“Shihet qartë që nuk e ka patur mendjen në detyrat e tij si futbollist dhe e vetmja gjë për të cilën po mendon është transferimi i tij gjatë këtij muaji”, shpjegoi Shëtel.

“Nuk do të më vinte aspak keq nëse ai largohet pasi ne kemi shumë alternativa të tjera në sulm. Por a e do kush atë? Sëlltiku dhe Reinxhërs nuk kanë bërë ende asnjë kërkesë”, deklaroi trajneri i Rapidit./lajmeshqip

1 komente në “Trajneri i Rapidit: Ju lutem, blini Salihin!”

  1. tourkofagos pederi says:

    ca trajner legen …kur te bote nga 5 gola per neshje salihi te qeshte b uza eee mer plehre. Prandaj ngeleni trajnere te “vegjel” ju se nuk dini te shpreheni. Edhe sikur ta kesh inot lojtarin mosu shpreh me cinizem dhe negativisht mer legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje