Ksavi: Lojtarët e Realit kompleksohen kur luajnë kundër Barçës

19 Janar 2012, 13:44Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, shprehet se goli i barazimit i Karles Pyjolit, ishte vendimtar në fitoren ndaj Real Madridit, në ndeshjen për Kupën e Spanjës.

Klubi “mbretëror” kishte kaluar në epërsi në minutën e 11-të me anë të golit të Kristiano Ronaldos, por, si në ndeshjen e kampionatit muaj më parë,Barcelonaarriti të kthejë rezultatin. Ksavi beson se lojtarët e Real Madrid kanë fituar një kompleks prej tyre dhe se çfarëdo që ndodhë në fushë,Barcelonado të arrijë të fitojë.

“Goli i Pyjolit ishte vendimtar për vazhdimin e ndeshjes. Në kohën e duhur kemi barazuar dhe pastaj kemi fituar. Gjatë gjithë kohës ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, pa marrë parasysh se çfarë do të bëjë Reali. Ata vendosën që të mbrohen dhe na lejuan të kemi topin dhe kjo na përshtatet”, ka thënë Ksavi.

1 komente në “Ksavi: Lojtarët e Realit kompleksohen kur luajnë kundër Barçës”

  1. Arbereshi says:

    Redaksise se gazetes “TEMA”,gazetes sime me te lexueshme!
    Ju lavderoj qe edhe ne fushen e lajmeve e komenteve sportive na jepni sa te mundniu,por ama shume me teper se nje palo gazete sportive si “Albanian sport”,e cila me shume boton foto e lajme erotike e pamje seksi se sa lajme sportive!
    “Shejtane” te medhenj jeni vertete!Po ku dreqin e gjetet ate fotomontazh aq te bukur dhe qe aq mire mund te kish shoqeruar deklaraten e Murinjos para ndeshjes se djeshme kur tha para shtypit per verejtjet per Rolandon dhe lojen e tij te dobet te ndeshjeve te fundit:”kush ma prek Rolandon,ka te beje me mua!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje