Çmenduri e Pepes ndaj Mesit. Runi: Ai është një idiot

19 Janar 2012, 11:27Sport TEMA

Klasikja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës ka hapur edhe njëherë polemikat mbi mënyrën e lojës së madrilenëve në sfida të tilla, e sidomos atë të portugezit Pepe. Ky i fundit cilësohet si një nga futbollistët më jokorrektë dhe e ka treguar më së miri fillimisht duke stimuluar në mënyrë të dukshme ndaj një prekje të lehtë të Fabregas, e më pas duke shkelur dorën e Mesit që gjendej i shtrirë në tokë.

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, një personazh i cili shpesh është dënuar për gjeste antisportive, ka komentuar menjëherë në Twitter atë që ka parë rreth incidentit në fjalë.

“Pepe. Çfarë idioti! Disa herë njerëzit nxehen kot”, ishte komenti i Runit që më pas është pasuar nga të tjerë. “Haha. Atë gol e meriton Pepe”, ishte komenti tjetër i sulmuesit pak sekonda pasi Mesi gjeti të lirë Abidal dhe ky i fundit shënoi golin e fitores.

Ndërkohë, edhe mesfushori anglez Xhek Uilshair e dënoi gjestin e portugezit. “Pepe, sa i lodhur!”, ishin fjalët e tij në Twitter.

Gjesti i madrilenit është dënuar edhe nga Zhoze Murinjo, i cili ka pranuar se mund të ketë sanksione për futbollistin, i cili këtë radhë kishte tejkaluar çdo normë.

http://youtu.be/ciSlIEeD4Ck

8 komente në “Çmenduri e Pepes ndaj Mesit. Runi: Ai është një idiot”

  1. Tironc_Mer_Jahu says:

    Futbollsit me plere se ky skam pa.
    Cdeo faull e ben me vetdje, kerkon tet demtoje.
    Eshte i cmendur , se ka trurin ne terezi.Si ky si S.Ramos nje llum jane te dy.Reali ska qene kurre i tille me loje te rende e faulla pa shkak , Reali luante ne sulm dhe shikoje ndeshje per qef.Por ardhja e @arllikut Mourinho ka prishur gjithcka , dhe me sjelljet e tij infekton dhe futbollistet qe marrin shembull nga ai qe ska lene njeri pa u zene me agresivitetine tij.

    Sa per statistike Barcelona e ben te haje dhe Real M sa here ti doje qefi dhe ne cdo lloj stadiumi.

  2. haskoduka says:

    Meritonte vetëm të kuqen. Gjyqtari ka qënë pranë dhe e ka parë mirë veprimin e Pepes.

  3. Shkelqim says:

    Futbolli i bukur she spektakolar i klubeve spanjolle nuk kan nevoj per sjelljet teper vulgare dhe te dhunshme me qellim te Pepes e te disa futbollistve te R Madrit. Komosioni i disiplines duhet te japin denime shembullore per ata qe demtojne futbollin ne pergjithesi dhe super yllin Messi ne vecanti, i cili eshte nje vlere per te gjithe.

  4. Arjani says:

    Lojtaret portugeze jane shume rrugace. Jo vetem Pepe. Kujtoni Rikardo Karvajo si qe eshte nje mbrojtes kasap dhe rrugac. Ska ndeshje mos marre te verdhe apo te kuq.Dje goditi Mesin nga prapa qellimisht ne gjurin e djathte. Qellimi per ta demtuar qe ta mbylle kampionatin. Kujtoni Kontreaon si nderhynte per te vrare dhe morri vetem te verdhe. Kujtoni sa simulant e rrugac eshte Cristiano Ronaldo. Cdo bllokim shtrihet, simulon e kerkon faulle. Dhe te vime tek Mourinjo. Te Reali ai ka futur nje fryme harbuterie dhe rrugacerie. Sjelljet e futbollisteve te tij ne fushe dhe kryesisht atyre portugeze, jane fytyra e vertete e Mourinjos. Eshte turp dhe gjynah qe ajo skuader mban emrin “Real-Mbreteri demek”.
    Me Guardiolen ai nuk krahasohet dot as si talent por sidomos si njeri.Ne historine e futbollit nuk ka ardhur asnjehere nje skuader me trajner e lojtare kaq te talentuar, por dhe kaq djem te shkeqyer si njerez. I pergezoj me shume respekt dhe admirim. Ju lumte djema!

  5. ALBAN DEGA says:

    NJE AKT KRIMINAL I GABELIT PORTUGEZ

    Futbolliste te tille e kane vendin ne bankon e te akuzuarit!

  6. Jam plotesisht dakort me ty Arjan dhe besoj edhe shum te tjere qe marin vesh nga futbolli i bukur,lojtaret e realit duke fillu qe nga ramos,pepe,karvajo,dhe me rradhe edhe trajneri, pervec kasijes fifa ose organet e sportit ne spanje duhet te marrin masa sa me shpejt se njerez qe nuk kan lujtur futboll sic eshte rasti i murinjos nuk mund ta kuptojne rendesin qe ka ai sport,morinjo me karakterin e tij ka arritur ta katandisi realin ne nje ekip te vogel,organet kompetente duhet te marrin masat me te forta per pepen,ai njeri duhet perzen nga futbolli,e them me bindje se pepe po te mos ishte ne futboll sot do te ishte ne ndonje band kriminelesh

  7. Ramy says:

    ky pepe i ngjan shume petrit skendos nga fytyra
    te dy jane idiote komplet

  8. ilir says:

    veten shikoni ne bernabeu po ja mban topin 73 perqind qfar ekipi fantastik ka barcelona mbrojtsit japin gola e jo reali i murinjos sulmusit i ban mbrojtsa edhe jam shum dakort me arjanin ekipi i barcelones asht ma i i miri i te gjitha koharave qka don me than murinjo tash referat i kan fajet masanej kan fitu me fat e tash qe po i hup 9 prej 10 te lujtura qka don me than

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje