Organizata më e lartë e futbollit, FIFA, ka hedhur poshtë kërkesën e klubeve kosovare për të marrë pjesë dhe për të garuar në kampionatin shqiptar. Refuzimi i FIFA-s i është bërë të ditur presidentit të FSHF-së, Armando Duka, me anë të një letre.
“Sipas nenit 79, skuadrat kosovare s’mund të luajnë në Kategorinë Superiore shqiptare”, thuhet në letrën e FIFA-s, duke i mbyllur derën kështu një kampionati të përbashkët.
Nisma për një kampionat të përbashkët u mor fillimisht nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa u pasua nga disa klube kosovare, që bënë kërkesë për të luajtur në kampionatin shqiptar.
vendimi eshte ligjerisht i drejte,
por moralisht ekipet e kosoves mund te luajne ne kampionatin shqiptar,
gjithsesi kerkesa esht pak e parakoheshme duke pasur parasysh se, ekipet shqiptare nuk kane mundesi ekonomike per te perballuar nje kampionat te tille, infrastruktura e rrugve nuk lejon qe fjala vjen skenderbeu te luaje ne mitrovice, vendet e tjera e kane zgjidhur me udhetim me avion psh,
pra duhet te rregullohen kushtet e infrastruktures e pastaj te bashkohet kampionati
Ne kerkojme gjera qe nuk mund te realizohen,te pakten per momentin.Kete iniciative e mori Ak,me duket,dhe e perkrahen disa te tjere,filluan diskutimet,kot me kot,e benin fakt te kryer,edhe nje ekip i Kosoves pranoi direkt te merrte pjese ne kampionatin shqiptar,dhe lloqe te tjera sikur do fillonte kete jave kampionati i perbashket, kur dihet shume mire qe Fifa nuk kishte per ta aprovuar,te pakten per situaten e tanishme qe Kosova nuk eshte anetare e Fifa-s.Kjo gje mund te realizohet,po jo tani,do duhet shume kohe.