Neymar i thotë jo Realit e Barcelonës: Do qendroj tek Santos deri më 2014-n

20 Janar 2012, 13:54Sport TEMA

Sulmuesi brazilian, Neymar, ka përsëritur edhe një herë se është i lumtur te Santosi dhe se nuk planifikon të largohet në drejtim të gjigantëve spanjollë- Barcelona apo Real Madrid.

“Tani për tani, do t`u thosha jo edhe Barcelonës edhe Real Madridit. Nuk mendoj që të largohem nga Santosi për momentin”.

“Të gjithë e dinë se është një ëndërr që të luaj në Evropë, por unë akoma kam punë për të bërë në këtë klub”.

“Unë kam kontratë deri në vitin 2014 dhe shpresoj të qëndroj së paku deri atëherë. Ende nuk e di nëse do të shkoj në Evropë në vitin 2014”, ka thënë Neymar në një konferencë me gazetarë.

1 komente në “Neymar i thotë jo Realit e Barcelonës: Do qendroj tek Santos deri më 2014-n”

  1. braziliani says:

    Me ne fund edhe ky “supertalent” e ka kuptuar se: “me mire i pari ne fshat, se i fundit ne qytet”
    Tek ky dhe Pato i ka varur kepucet Brazili madh per boterorin e 2014???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje