Zinedin Zidan ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që kanë kritikuar ashpër Zhoze Murinjon dhe lojtarët e Realit të Madridit pas humbjes në “El Clasico”. Ish-futbollisti francez, tashmë pjesëtar i stafit në klubin madrilen, ka treguar për gazetën spanjolle “AS” se kjo skuadër nuk e meritonte këtë sjellje nga ana e tifozëve dhe kritikëve.
“Më janë dukur shumë të padrejta kritikat pas ndeshjes me Barçën, ndaj trajnerit dhe lojtarëve tanë. Nuk e kuptoj pse kritikohet sistemi i zgjedhur nga Murinjo! Unë isha në “Santiago Bernabeu” dhe kur po fitonim 1-0 askush nuk po përmendte formacionin apo skemën. Pësuam një gol të evitueshëm nga një goditje këndi dhe aty ndryshoi loja. Është e padrejtë që pas ndeshjes të sulmohet sistemi i lojës. Sfidoj tani cilindo trajner në botë që të më tregojë cili është sistemi i duhur për të mundur Barcelonën”, u shpreh Zidan.
Sipas tij, loja e Realit nuk duhet kritikuar, pasi gjëja më e rëndësishme mbetet fitorja. “Vjen një moment kur gjëja më e bukur në këtë lojë është fitorja. Është e qartë që një klub si Reali duhet të fitojë duke luajtur bukur, por në një moment të tillë, përballë një rivali jashtëzakonisht të vështirë, duhet që të mendosh si të krijosh kushtet për të fituar. Mos harroni që luanim me tre sulmues në fushë, në mënyrë që të bënim gjëra sa më të mira edhe pse nuk arrijmë të krijojmë 50 mijë raste për shënim”.
“Nuk po sakrifikojmë asnjë lojtar, thjesht po bëjmë maksimumin për të qenë rezultativ. Një pasim i mirë i Benzema, një gjuajtje e fortë e Kristianos dhe gol! Jemi në avantazh! Forca e Realit të Madridit është edhe të dijë të luajë në kundërsulm, pse të heqim dorë nga kjo armë e fortë?”, ishte komenti i Zidan.
Francezi në fund ka ngulmuar të theksojë se Murinjo është trajneri i duhur për Realin. “Nuk dua që ai të largohet nga këtu. Si është e mundur që njerëzit kërkojnë largimin e tij? Mos jemi çmendur gjë? Jemi me fat që kemi trajner Murinjon i cili po revolucionarizon gjërat, që po ndërton një skuadër shumë të fortë. Shikoni statistikat e ekipit këtë sezon, janë të jashtëzakonshme dhe ai është arsyeja kryesore përse janë të tilla. Ai është një fitues i lindur”, përfundoi ish-ylli i Real Madrid dhe kombëtares franceze të futbollit./lajmeshqip
nuk kam asnje pretendim si trainer
si njeri eshte trap si berisha
Barcelona eshte ekip enderr. Ne tre vjen ka humbur vetem dy kompeticione – me Interin e Jose Murinjo ne Champions League dhe me Realin e Jose Mourinho ne Kupen e Spanjes. Ekipeve te tjera u ka bere zbor me gjithe kuptimin e fjales. Nuk ka faj as Murinjo dhe as lojtaret e Realit qe Barca luan si nga nje tjeter planet…
po ikni o derzinj se ngeli duke ju mundur barcelona cdo ndeshje sa nuk dini se c justifikim te nxirrni tani.