Pele: Unë, më i mirë se Mesi

20 Janar 2012, 20:07Sport TEMA

Legjenda e futbollist botëror, sulmuesi brazilian Pele, i ka idetë e qarta: Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe vështirë se argjentinasi Lionel Mesi mund ta arrijë atë.

Duke folur për gazetën franceze “Le Monde”, Pele nuk ka ngurruar të tregojë arsyen pse e mendon në mënyrë të tillë, ndërsa ka sqaruar se çdo krahasim mund të bëhet vetëm nëse lojtari i Barcelonës do të arrijë nivelet e tij kur të mbyllë karrierën.

“Mesi, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave!? Ai është një lojtar i madh. Por do të flasim për këtë çështje pasi ai të ketë fituar 3 Kupa Bote dhe të ketë shënuar 1283 gola”, ishte komenti i brazilianit, duke iu referuar statistikave të karrierës së tij.

Ndërkohë, Pele nuk ka ngurruar të tregojë se futbolli botëror ka nevojë për pastrim nga korrupsioni që ka përfshirë sferat e larta.

“Duhet bërë pastrim, por jo vetëm në futbollin brazilian. Tani është koha e duhur për të pastruar FIFA-n, nga koka te këmbët”, ishte deklarata e Pele për gazetën franceze./lajmeshqip

13 komente në “Pele: Unë, më i mirë se Mesi”

  1. albo says:

    O Pele, po ik or shok se ti si afrohesh as Maradones e as Mesit. E krahason futbollin e sotem me ate te viteve 1970, ne cfare planeti eshte Brazili or Pele? as Platinise nuk i Afrohesh. Maradonen e shkaterrove me ato shpifjet e shumta kundrejt atij legjende. Shko fhsija pak kepucet Mesit or ti shok.

    1. Statistikat -3 Kupa Bote dhe 1283 gola- e PELE8s jane te verteta dhe nuk jane arritur nga askush deri me sot, prandaj Ai ka shume te drejte dhe i takon te jete Number 1 ne Historine e Futbollit Botror, ndoshta edhe per shume vite…

      1. albo says:

        Ke te drejte satistikat gjendrojne por ka dhe dicka: Nje shoku im luan ne Itali me skuadtra e kategorise diletante, vitin qe shkoi shenoi me shume gola se goleshenuesi i Seria A por ama asnjeri nuk tha qe ky djalosh shqiptar eshte me i miri ne Itali. Golat e nje personi jane relative. Ne flasim per stilin e lojes,tekniken,personalitetin e nje lojtari si dhe ku ka luajtur lojtari. Maradona luiti me Barcelonen, Napolin, etjera dhe ka sjelle vetem gezom ke keto ekipe me lojen e tij te bukur dhe jo vetem me golat e tij. Maradona dhe Messi jane te paarritshem per nga stili dhe kenaqesia qe te japin/jepnin kur e preknin topin. Ca karakteri ka Pele, qe cdo vit qe del ndonje lojtar i mire, ai del me komente idioti. Pale e mbajne akoma ne fIFA sikur ka punuar ne fushat e orizit dhe eshte hero. Pele or shok, shif te dalesh ne pension dhe leja vendin ndonje tjetri ne FIFA si Klinsmani, Beckenbauer, Rumenige, Barezi se na je bo si Gjella e prishme.

        1. Argita_B says:

          Ku eshte lidhja e Barezi me Fifa-n !!! Ke tu shkruhen dy rrjeshta ku Pele thote qe nese Mesi fiton ndonje kupe bote, ashti Pele ka fituar 3 dhe kjo eshte e rralle, atehere le te krahasojme dhe per kete ka te drejte.
          Pele ka 15 vjet karriere ne futbollin profesionist, ndersa Mesi vetem 6 vjet.
          Mesi ka kaluar 3-4 vjet ne forme shume te shkelqyer, Pele mbi 10 vjet, keshtu qe ka kohe per te krahasuar.
          Megjithate krahasimet i bejne mediat, pasi ate pune kane, Pele i pergjigjet vetem pyetjeve qe i drejtohen.

    2. ermil says:

      o pele mos u mburr se te ishe tani ti ne futboll eh uuuuuuuuuuu o shoku im smund i kishe dal pepe se rela madriti per para dersa messi i del se messi eshte me i mire ne te gjitha kohrat ateher kur ti ke lujt futboll, futbolli i shte si basketboll dhe u shononin 20 gola ne nje deshje dersa ti shenoje ne nje deshje 20 gola dhe kjo mund te krijoje nje diferec
      kshu qe nuk i afrohesh messit dhe zidanit dhe platini dhe rud gullit

  2. Guxhua says:

    Pele e ka gabim. E para le ti lere te tjeret ta percaktojne. E dyta sot jemi ne tjeter kohe. Koeficienti i veshtiresise eshte shume me i larte. E per kete te fundit Messi eshte shume para te gjitheve. Tjeter Pele nuk i ka marre vete 3 kupat. Te gjithe e dime qe Brazili eshte vendi nr.1 ne bote per te nxjere futbolliste. Messi i tregon aftesite kur luan midis futbollisteve me te mirre te botes, kurse Pele luante vetem ne Brazil.

  3. Rilind says:

    Pele duhet t’ja u leje specialisteve se kush eshte me i miri dhe neve qe i njohim te 3 epokat:

    – Epoken e Peles
    – Epoken e Maradones
    – Epoken e Mesit

    Messi eshte i madh, padyshim por Mesi edhe ben qef me mbrojtjet sot. Ne kuptimin qe gjyqtaret me te drejte e ruajne shume. Ne kohen e Peles por edhe te Maradones, mbrojtesit ti jepnin kembet ne duar. Sa per ilustrim, kush ka kujtese, ne kampionatin e 1966 ne Angli, Pelen e grine mbrojtesit. Ndeshja Brazil-Bullgari eshte nje shembull. E nxorren pelen jashte loje duke i demtuar gjurin. Po keshtu kishte ndodhur edhe para 4 vjeteve ne Kili. Kampionat kasaphane. Po keshtu edhe ne kohen e Maradones, me duket ndeshja Argjentine – Itali, nese nuk gaboj ne Spanje ne 1986. Maradona ishte i ri atehere, 17 vjec. Maradona nuk bente dot as 3-4 hapa dhe mbrojtesit do ta kosisnin nga kembet. I mjeri Maradona c’ka hequr ne ate ndeshje !!!

    1. albo says:

      Ke te drejte rilind. Une i kujtoj ato ndeshje me shume endje. Por po te jemi pak te kujdesshem, kjo loja e fjaleve qe ben Pele, behet me qellim, dhe keqesi ne zemer. Pele beri te njejten fushate demtuese kunder Maradones, kur tashme dihet qe Maradona luajti ne Barcelona, dhe me tej ne Napoli, dhe e ktheu napolin nga nje ekip koti ne kampion. Stili i Peles eshte komplet ndryshe nga Maradona dhe Messi. Messi e Maradoona jane shume teknike dhe me trup te bogel, Pele ishte gjithashtu teknik, por aspak ne nivlet e te dyve te sapopermendur.
      Peleja eshte xheloz i tmerrshem, por po e nenvizoj qe ska Lojtar si Messi dhe Maradona. Maradona bente stervitje me Portokall(xhunglime) or Pele, e pekedhelte topin sikur kishte frike ta vriste dhe se harroj kurre shprehjen e tij ne Itali: Mos e loer topin te te mbizoteroje dhe te drejtoje, sepse je ti zoti i topit dhe ai duhet te te nenshtrohet! Megjithate mos te harrojme lojtaret tane dikur: Ylli Shehu, Kushta, Panajot Pano, Vasil Ruci te cilet ne ato kushte mizore dhe ushqim skandal ishin ne gjendje te lunin nje futboll te bukur dhe modest. Une kam pasur fatin te luaj me te rinjte dhe pioneret e Tirones dhe shpesh here na perdornin per te kap topat gjate ndeshjeve te Kamjonatit ne Stadjum. Na dukej vetja sikur kishim kapur yjet. Sa keq qe sot futbolli shqiptar eshte kthyer sikurse politika shqiptare.

  4. ilir says:

    bravo guxhua kur ka lu pele nuk jam i sigurt a ka pas pozit jasht loje oj pel po edhe fmija e din qysh asht lujt futbolli ne koh tane e qysh luhet tash

  5. Leo says:

    Kur shoh ndeshjet me te mira te Boteroreve te viteve 70′, me vjen te qesh teksa shoh mbrojtesat me me emer te asaj kohe qe i linin 3-4 metra hapesire kundershtarit. Po sot? Sot ne kete lloj futbolli katenaçar e agresiv, edhe mbrojtesi me i manget te merre shpirtin. Bile kur s’ia del dot me metoda jo shume te dhunshme, te nderhyn nga prapa duke te thyer kaviljet apo duke te rrasur ndonje berryl ne fytyre. Kete lloj mbulimi Pelka s’e kishe “shijuar” ndonjehere asokohe, keshtu qe do te ishte me mire te heshte kur krahason veten me yjet e koheve moderne!
    Anashkalova bile ritmet e tmerrshme te futbollit modern si dhe kalendaret qe nuk te lejojne as te marresh fryme, ndersa ne epoken e Pelkes luhej nje ndeshje çdo 10 dite. Per mos te folur pastaj se ne ç’kampionat i shenoi ato 1 mije e kaluar gola…!
    Mesit i mungon vetem Boterori, por gabimi fatal i Mesit, qe se nuk zgjodhi Spanjen(qe e rriti dhe i dha gjithçka)por Argentinen qe s’ka as trajner e as federate! Kete gabim mund ta paguaje shtrenjte… me 0 Boterore te fituara! Me Spanjen do te kishte fituar te pakten tre!

  6. paraziti says:

    te luante pele ne ditet e sotme do luante me kategorin e 2 ne itali, duke par shpejtesin qe ka pas luajtur ne 66′

  7. valdeti says:

    është e pa kuptimt të behet ky krahasim nga pele kur dihet fare mirë niveli i lojes në kohen e peles dhe tani,pele pe dyshim se ka qenë lojtari më i mirë i gjenerates së tij, mirpo me kualitetin e lojes qëluhet sot MESI është pa dyshim lojtar ma i mirë se pele.

  8. ajax says:

    Cdo kohe ka futbollistet e saj,ishte Pelja,doli Krujf,maradona,van Basten,Ronaldo,Zidan ,Messi dhe K.Ronaldo.Ka qene dhe XHorxh Best por ishte Irlandezo verior dhe nuk lunte as me Brazilin ,Italine apo Gjermanine nese do te luante me keto perfaqesuese mbase sdo flitesh per keta tjeret.Respekt per te madhin BEST.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje