Në fushë me plumb në kokë

20 Janar 2012, 18:35Sport TEMA

Salvador Kabanas mund t’i kthehet shumë shpejt futbollit të luajtur me skuadrën e tij të fëmijërisë “12 de Octubre”, dy vjet pasi u qëllua me plumb në kokë.

Futbollisti mori plagën thuajse-fatale gjatë një sulmi në një lokal të Meksikos me 25 janar 2010, ndërsa ishte një futbollist Klub Amerika.

Tani duket se paguajani ka bërë një riaftësim të plotë, ndonëse ka ende plumbin të ngulur në tru. Në moshën 31 vjeçare, atij i është dhënë leja nga doktorët të vazhdojë karrierën e lënë përgjysmë, ndaj këtë javë pritet të prezantohet si blerja e re e “12 de Octubre”.

Kabanas filloi karrierën e tij me klubin e kategorisë së dytë paraguaiane në vitin 1998 dhe më pas shëtiti në disa klube të njohura të Amerikës Latine për disa vite me radhë. Ai arriti të koleksiononte 44 ndeshje dhe 10 gola me fanellën e Paraguait para se të ndodhte incidenti nga i cili mbeti i plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje