Maradona- Peles: Je plakur, s’di çfarë flet

22 Janar 2012, 16:00Sport TEMA

Diego Armando Maradona ka lëshuar një akuzë të rëndë në drejtim të Peles. Legjenda braziliane Pele vazhdimisht komenton për situatën aktuale në futboll, ku shpeshherë akuzon Messin për mossuksesin e tij me Argjentinën, duke gjetur fjalë të mirë për yllin brazilian Neymar. E këtë situatë nuk mundi ta duroj Maradona, i cili ka një këshillë për Pelen:

“Mosha bën të veten që Pele gjykon çdo ditë. Analizat e tij janë thjeshtë banale dhe të paarsyshme. Por komentet e tij mund të arsyetohen pasi nuk ka bërë asgjë në 20 vitet e fundit. Zakonisht, nëse e shikon diku, është në ndonjë ceremoni çmimesh në krah të presidentit të FIFA-s dhe duket si kukull që lëvizet me telekomandë. Komentet e tij nuk janë aspak surprizë” deklaron Maradona.

12 komente në “Maradona- Peles: Je plakur, s’di çfarë flet”

  1. braziliani says:

    Vertet ehste plakur, por tre here kampjon bote biles qe 17 vjeç dhe protagonist absolut…
    Eshte plakur por asnjehere nuk ehste DROGUAR!!!!!!!!!!

    1. …meghithate Legjendari Maradona,ka popullaritet dhe cilesi shume me te mira sesa Pele,si njeri edhe si futbollist.
      Maradona numer 1

  2. Zigur Qarri says:

    Maradona je me i madhi nder me te medhejte.Ti e ngrite futbollin ne art, ashtu si Mohamed Aliu boksin.Futbolli spektakolar filloi me ty prandaj do mbetesh i pa arritshem.

  3. Toni says:

    Maradona je yll. Pele nuk mund te krahasohet me ty. Ne ate kohen e Peles futbolli nuk Ishte aq i rend- ate futboll mund ta krahasojm me futbollin e tashem amatur ne Holand ose Gjermani ( jo profesonal).
    Maradona, Ylli i tere Botes luante futboll qe Pele kurr s mundi te leuj.
    Krahasoni veprimet e Maradones me ato te Peles e do te bindeni vet Yllin MARADONA

  4. aj.vlora says:

    e mor Maradon Koka… fito dhe ti sa Pele dhe do bejm Oooo isa per ty, po Mesi me Argjentinen ka ber vetem nje mu… te math.

  5. albo says:

    Sic e thashe para disa ditesh Pele eshte kthyer ne nje grua e keqe, qe sben gje tjeter por komenton per te tjeret. Peleja ka lujt ne 1970, Maradona ka lujt kunder Tardelit etjera ne vitet 80t, ska krahasim. Shko or Pele harxho pak kohe ne ato Favelat e Brazilit dhe ndihmo femijet qe skane me hanger. Mos u merr me lloqe. Maradones ska njeri qe i afrohet. Sa per komentin e te droguarit, ne 1970 nuk ekzistonin metodat laboratorike kunder dopingut(ose ishin shume te thjeshta), qe kshu nuk e dime sa tonelata Groshe Braziljane ka henger Peleje ne vitet 70t te perzime me Ilace.
    Peleje, po plas nga Inati qe Messi eshte Argjentinas, dhe si Braziljan ka inat qe Brazili ka 20 vjet qe sfiton asgje. Maradona ka te drejte, get a life Pele, mjaft nejte ne FIFA duke shpernda kupa dhe Topa Ari, shko behu trajneri i Santosit dhe te shofim sa vlejne diturite e tua.

    1. X says:

      Ka 20 vjet Brazili qe nuk fiton asgje
      Ore po kupa e botes me 1994 dhe ajo e 2002 qe i ka fituar Brazili cfare jane?Asgje?

    2. albokot says:

      Duket qe e njeh “futbollin”!!!! 20 vjet pa fituar gje!!!!!!!!!!!!!
      Po argjentina cfare ka fituar keto 20 vjet rusho!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. paskuqani says:

    Pele ka qen i modh per kohen e vet,por duet me dit nji gjo,kur ka lujt pele futboll, topat e futbollit kan qen me lidhse,ose siç i thoshim ne ne at koh trelloksh,menyra lojes nuk ka qen si sot,per arsye se ne ate koh kur rreje nji mrojc apo lojtar kundershtar ai nuk te ndiqte nga mrapa po nalote duke te pa dhe sa lojtar te rrejshe boshin te njejtin xhest si i pari nuk te gjimonte njeri mrapa,pra ka qen futboll me ordiner se sot,sot kur sulmusi rre nji lojtar ai nuk i shqitet nga mrapa deri sa tja mori topin prap, dhe po rrejte dy e me shum ke te gjith kundershtaret nga mrapa,shpejtesia dhe volumi i lojes qe esht lujt ne kohen e peles nuk krahasoet me volumin dhe shpejtesin qe luet sot futbolli,nga koha e Johan krojfit,e Maradones dhe sot zhvilloet nji volum i pa krahasushem loje me ate te kohes Peles,qe mund te them pa fryk qe ka qen pesedhjet perqind me i ulet se sot.

  7. kola says:

    per brazilin, pele me te vertet ishte nje fotbollist i mire por vetem ne brazil,ai nuk luajti ne erope , kur fitoj ai kupat ishte kohe e topave pothuajse me lecka , maradona perveq qe luajti ne argjentine ai shkelqeu dhe ne erope , pastaj hecet me kohen apo jo , ne kohen e peles sishte si ne kohen e maradones , femra,drog etj, kur u shpall ne 2000 fotbollisti i shekullit , maradona fitoj me votat e te pranishme ne sall, kurse pele fitoj me votat me telefonat , , u than ta ndajn qmimin ,maradona nuk pranoj sepse votat e telefonve kuptohen , pele po flet shum kundra mesit , se di qka me te ,mesi po kenaq nje bote te tere sot me futbollin e tij pse e sulmon kot

  8. adriatik says:

    Nuk vjen me lojtar si Maradona.Nuk perseritet dot ai..

  9. aleksandri i madh says:

    Si fitoi Pele ne kohen e vet 3 kampionate boterore le ti fitoj edhe Messi ne kohen e vet 3 kampionate pastaj behet bilanci se kush eshte me i mire. Mesi ne kohen e vet (sot) nuk ka fituar asnje kampionat boteror prandaj Pele eshte me i mire nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje