Mourinho: Nuk më shqetësojnë fishkëllimat e tifozëve të Realit

23 Janar 2012, 11:52Sport TEMA

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk është shqetësuar nga fishkëllimat ndaj tij në takimin e të dielës ndaj Athletic Bilbaos.

Edhe pse Los Blancos fituan me rezultat 4-1, tifozët madrilenë fishkëllyen trajnerin portugez për shkak të paaftësisë për ta mposhtur Barcelonën në përballjet direkte.

“Nuk është problem, nuk më ka ndodhur te Porto, Chelsea ose Interi, por gjithmonë ka herë të parë për gjithçka”.

“Këtu, Zidane merr fishkëllima, po ashtu edhe Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo. Pse të mos marr unë?”.

“Zidane, Ronaldo dhe Cristiano u përgjigjën me golat e tyre. Unë do të mundohem të përgjigjem me punën time”, ka thënë Mourinho në një konferencë me gazetarë.

2 komente në “Mourinho: Nuk më shqetësojnë fishkëllimat e tifozëve të Realit”

  1. Aqifi says:

    Mourinho eshte i vetmi trajner ne 3 vjet qe ka marre dy trofe nga Barcelona – Kupen e Kampioneve me Interin dhe Kupen e Mbretit me Realin. Pervec ketyre dy trofeve, Barcelona ka fituar cdo kompeticion tjeter ku ka marre pjese. Barcelona e Mesit me trajner Guardiolen eshte e pamundshme. Tifozet e Realit duhet te kenaqen me ate qe mund te fitojne dhe te mos kerkojne qiqra ne hell…

  2. ilir says:

    tifozet kan te drejt se ky ka than qe e mund barcelonen edhe i fiton te tri kupat vitin e par ja nisi me than ja referat ja uefa ja fifa e tash kur nuk po i beson me askush shikoni ket vit referat 10 pik ja kan dhan realit asnjeri nuk del me fol barcelona jua ka ul kryet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje