Armando Duka: Nuk ka asnjë ndeshje të trukuar, kam besim tek lojtarët e trajneri

23 Janar 2012, 15:18Sport TEMA

Pas një aktiviteti të gjyqtarëve. Kreu i Federatës së Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka deklaruar sot se nuk ka asnjë ndeshje të trukuar nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Në një prononcim për mediat pas një aktiviteti të gjyqtarëve, Duka ka theksuar se është e pamundur që ndeshjet të jenë trukuar nga trajneri pasi ai nuk luan futboll.

Gjithashtu kreu i FSHF-së Duka ka shprehur besim të plotë te skuadra e kombëtares duke shtuar se nuk ka asnjë dyshim tek lojtarët për trukime të ndeshjeve.

10 komente në “Armando Duka: Nuk ka asnjë ndeshje të trukuar, kam besim tek lojtarët e trajneri”

  1. ina says:

    ti je nje mafioz me shume ne ate Shqiperine e perdhunuar.

  2. kapedani says:

    Qe nga menyra si flet ky, merret lehte me mend qe te gjitha ndeshjet jane te trukuara!

  3. Aqifi says:

    Lum si ne! Sa te ndershem e kemi kreun e federates dhe bashibozuket e tjere qe ka perreth. Ne kete hale qe eshte katandisur FIFA dhe UEFA, vetem FSHF-ja paska shpetuar nga korrupsioni….

  4. DuaPune says:

    O Armand Duka, o mafjoz, o klloun, leri deklaratat e kota por beji yzmet ati bentlit qe ke.

  5. Ramizi says:

    Ca rrypi. Keta s’dine as te argumentojne gjera qe kane te bejne drejtperdrejt me punen e tyre. Si s’paska rendesi trajneri…Dmth merr nje nga rruga beje trajner edhe arrin te njejtat rezultate me nje profesionist?! Mjafton te vesh dy lojtare qe smerren vesh edhe u be. Jo qe ku ha nje hane dhe dy, dhe ndonje lojtar i perlyer do dale

  6. Jemi të tmerruar nga ju. says:

    O Armand Duka, o mafjoz,ky duhet të arrestohet ky hajdut ky i pandershëm ky i shitur për lek ky imoral.Duka ka shtëpi te pallate përball derës kryesore të Ambasadës Amerikane,e kam parë se aty futej me një vajzë jo më shumë se 20 vjeç nuk e di e kishte të dashur apo vajzën e tij?

  7. askushi says:

    Me formacionin qe ben trajneri si dhe me ndrimet gjate lojes, ndikon direkt ne rezultatin e ndeshjes.

  8. Armando Duka says:

    Asnje lojtar i kombetares apo trajner nuk ka shitur ndeshje.Te gjitha i kam shitur vete.

  9. deni says:

    Futbolli i ndershem ka vdekur, qekur, dolen shoqerite e basteve, te cilat, ju ngjajne bankave qe rrjepin klientet nepermjet kredive, pra eshte e njejte gjendje qe shoqeron sistemin aktual me te mirat dhe te keqijat e veta, dhe pjese e kesaj eshte edhe Don Duka.

  10. gysi says:

    Z.Armando Duka , une mendoj se ka gisht ne kte pune Kuzhe se nuk te del emri ne ato lloj klanesh qe arrestohen per trukim ndeshjesh. Megjithate mos tju duket cudi sepse shqiptari shet gjithcka , te presim hetimet si do shkojne mbas analizimit te videos.flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje