Mesfushori kosovar i Baselit, Granit Xhaka, me shumë mundësi do të jetë pasuesi i Pol Skolls tek Mançester Junaited. Lajmi bëhet i ditur nga “TalkSport”, që thotë se Aleks Ferguson e kërkon me çdo kusht sezonin e ardhshëm Granit Xhakën.
Ky i fundit ka bërë një paraqitje fantastike gjatë këtij sezoni me Baselin dhe arriti që të eleminonte nga Liga e Kampioneve pikërisht Junaited.
Fergusontashmë u ka dhënë urdhër drejtuesve të ekipit që ta blejnë Xhakën në verë, duke qenë se e konsideron një mesfushor të talentuar.