"Josip Kuzhe të futet në burg, nëse ka trukuar ndeshje"

23 Janar 2012, 13:37Sport TEMA
"Josip Kuzhe të futet në burg, nëse ka trukuar ndeshje"

Altin Lala me Duken

Altin Lala, ish-kapiteni i kombetares shqiptare, shprehet se nuk beson qe fjalet per trukimet e kombetares shqiptare, te jene te verteta. Megjithate, nese kjo akuzat rezultojne te verteta, qe Josip Kuzhe ka trukuar ndeshjet, Altin Lala thote ne nje interviste per Sportin Shqiptar, se kroati duhet te futet ne burg. Vete Kuzhe, duke reagur per akuzat qe kane dale ditet e fundit, i ka cilesuar si qesharake dhe te paverteta.

– Altin, besoj keni dëgjuar për çka është thënë mbi akuzat për trukim të ndeshjes me Malin e Zi, ku edhe ju keni qenë në fushë…?

– Të them të drejtën, sapo po bisedoja me një mikun tim, i cili po më shpjegonte se çfarë është shkruar. Tani sapo jam informuar dhe më vjen vërtet çudi.

– Për çfarë ju vjen çudi?

– Sigurisht, për akuzat. Sepse nëse i pranojmë këto akuza duhet të pranojmë gjithashtu që goli i Salihit, që na tha fitoren, ishte i trukuar. Është vërtet për të ardhur keq, sepse Salihi shënoi një gol spektakolar, që s’mund ta zhvlerësosh në këtë mënyrë.

– Akuzat vijnë nga Greqia, nga zbardhja e tabulateve telefonike të dy njerëzve të implikuar në krime…?

– Unë nuk e di nga vijnë këto akuza, por më vjen keq që paragjykohet kombëtarja shqiptare. Dy njerëz mund të flasim shumë gjëra me njëri-tjetrin, por akuzat duhet të vërtetohen para se të hedhësh baltë mbi kombëtaren.

– Në këto tabulate përmendit trajneri i Shqipërisë, që në atë kohë ka qenë Josip Kuzhe…?

– Po mirë atëherë, po e ka bërë këtë Josip Kuzhe, le ta fusin në burg. Çdokush që shet ndeshjet duhet të përgjigjet para ligjit. Le ta vërtetojnë akuzën ndaj Kuzhes dhe ta ndëshkojnë, por jo të flitet pa prova dhe të paragjykohet në këtë mënyrë kombëtarja jonë.

– Ju keni qenë në fushë në atë ndeshje. Si ndiheni kur i dëgjoni këto akuza?

– Normalisht që nuk ndihem mirë dhe më vjen keq kur fliten të tilla gjëra. Sepse i bie që ta kemi trukuar ne ndeshjen. Trajneri është në stol, kurse ne jemi protagonistët në fushë, që shënojmë apo pësojmë gol, prandaj akuzat në këtë rast drejtohen edhe nga ne.

– Vendet e Ballkanit, Serbia, Bullgaria, Greqia por edhe Shqipëria përfliten shumë për shitje ndeshjes. Pse pikërisht futbolli ballkanik?

– Shikoni, akuza para dy vjetësh mos gaboj ka pasur edhe në Gjermani, por nuk u hodhën akuza kot, në ajër, pa i vërtetuar. Një gjyqtar i kategorisë së dytë dhe tretë u dënua për pjesëmarrjen në trukimin e ndeshjeve. E përsërish, akuzat nuk duhet të merren të vërteta pa u vërtetuar. Ndoshta kjo ndodh sepse në vendet e Ballkanit njerëzit e kanë mendjen të vënë baste dhe të fitojnë para pa punuar. Por kjo nuk ndodh në Gjermani. Në këto vende ka më shumë pika bastesh sesa dyqane.

– Pse, në Gjermani nuk ka pika bastesh?

– Ka shumë pak dhe ato që janë pronarë kanë njerëz me origjinë nga Ballkani dhe njerëzit nga këto vende luajnë më shumë. Kjo është shumë domethënëse, besoj, sepse gjermanët apo shtetasit e vendeve të zhvilluara europiane mendojnë të fitojnë para me djersë.

– Si ka mundësi që Shqipëria akuzohet edhe atëherë kur fiton?

– Sepse ka shumë paragjykime. Në Shqipëri, edhe kur humbet Reali apo Barcelona, njerëzit menjëherë thonë se u shit. Akuzojnë edhe Lionel Mesin që shet ndeshje.

4 komente në ““Josip Kuzhe të futet në burg, nëse ka trukuar ndeshje””

  1. Xha Jaho says:

    Po mire o Altin Trimi,

    ti mendon se Kuzhe-ja i ka shitur vetem ndeshjet? Traineri nuk loz, dhe nuk shet dot ndeshje po nuk pati te pakten nja 2-3 lojtare me vete.

    Pa hidhni nje sy nga vetja ju “yjet” e kombetares se mos keni njeri aty mes tuaj qe ju ka bere ndonje horrllek.

  2. Aman, i jepni edhe Duken me vete se merzitet i shkreti

  3. X says:

    Te pakten serbia dhe bullgaria kualifikohen per europian dhe botror biles bullgaria me 1994 ka dale e 3 ne botror ndersa shqiperia ka 80 vjet kombetare dhe asgje.

  4. Arbri says:

    Ky zoteria qe flet me kaq pasion dhe me kaq ngulem qe ndeshja nuk ka qene e trukuar, atehere te na thote se kush ndeshje ishte e trukuar , ajo me rumanine , apo ajo me bjellorusin ne tirane, qe ndeshja me malin e zi ishte e trukuar kjo eshte fort e sakte, po bucet selaniku dhe gjith media greke o altin o ti qe je nje pa dhjet nga toka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje